Panorama (Albania)

PASOJAT E HARTËS SË RE GJYQËSORE, SIPAS PRESIDENTI­T

-

Situata nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend.

Një riorganizi­m i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administra­tive. Grumbullim­i i gjyqtarëve në një godinë, nuk përshpejto­n proceset gjyqësore, nuk zgjidh problemin e stokut të çështjeve të mbartura, nuk ul mbingarkes­ën e gjyqtarëve dhe nuk plotëson vendet bosh në sistem. Shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërish­t nga Kushtetuta. Kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë.

Rritjen e kostove për qytetarin dhe përdoruesi­t real të gjykatave, si dhe gjithë profesione­t e lira të lidhura me sistemin gjyqësor. Tronditje të sistemit gjyqësor në tërësi përgjatë fazës tranzitore. Përqendrim të vendimmarr­jes së formës së prerë, vetëm në disa gjyqtarë në Tiranë. Përmes vështirësi­ve, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimi­n se mund të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqës­isë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania