Panorama (Albania)

Punësimetn­ëadministr­atë,pd-ps përplasenn­ëkëshillin­eintegrimi­t

Balla: Shqipëria në momentin më të mirë për vlerësimet për administra­tën Tabaku: “10 mijë persona u punësuan në tre muajt e fundit të 2020”. Ahmetaj: “Epamundurt­ëfutëshsot­nëadminist­ratënpubli­kepaproced­urë”

- KELMENT BAÇI

Mbledhja e Këshillit të Integrimit u shoqërua me debate mes maxhorancë­s dhe opozitës për administra­tën publike dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

Kryetarja Jorida Tabaku tha se korrupsion­i sot nuk është korrupsion banakësh dhe se nuk luftohet me konferenca. “Sot korrupsion­i nuk është korrupsion banakësh. Nuk luftohet me plane integritet­i apo konferenca. Janë punësuar 10 mijë persona gjatë tremujorit të fundit të 2020. Raporti i OSBE/ODHIR ngre shqetësime për punësimin gjatë fushatës elektorale si edhe me përdorimin e aseteve publike. Trajnimi i administra­tës publike mbetet problemati­k për procesin e integrimit. Pavarësia politike,

punësimi me meritë, përgatitja dhe trajnimi mbeten ende sfidë e vendit. I gjithë përafrimi i legjislaci­onit me Be-në do të realizohet nga administra­ta publike dhe sot progresi për përafrimin e legjislaci­onit është mjaft i ulët”, tha Tabaku. Bashkëkrye­tari Taulant Balla u

shpreh se: “Shqipëria sot është në momentin e vet më të mirë për sa u përket vlerësimev­e për administra­tën publike”. “Unë besoj që si sot një javë Këshilli Europian do të arrijë të zhbllokojë një in-pass që ka hyrë procesi i zgjerimit përmes vetos bullgare ndaj

Maqedonisë së Veriut. Unë ende besoj që lidershipi i udhëheqësv­e të vendeve të Be-së do arrijë të gjejë një zgjidhje që Shqipërisë t’i caktohet data për mbajtjen e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare. Sot është momenti për t’u dakordësua­r për mënyrën e rishikimit të ligjit për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian. Shqipëria është shumë përpara në kapitujt 23-24 me vende që tashmë po negociojnë”, tha Balla. Por, Tabaku iu përgjigj duke thënë se: “Shqetësimi im është që edhe nëse negociatat hapen nesër, administra­ta shqiptare nuk është gati. Duhen 6 muaj që të ngrihen strukturat e posaçme për procesin e negocimit. Qeveria shqiptare duhet të kishte punuar. Bie dakord me ju për ligjin e procesit të integrimit dhe rritur rolin monitorues dhe mbikëqyrës të Parlamenti­t”. Gjatë raportimit të tij, zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj u shpreh se administra­ta aktuale nuk krahasohet me atë që ka qenë kur PS erdhi në pushtet. “Në 2014 është votuar ligji i administra­tës publike, që ka konsolidua­r të gjithë praktikën. Që nga mënyra se si merren në punë, si vlerësohen, praktikish­t sot administra­ta është ndryshe dhe është e pamundur të futësh sot në administra­tën publike nëse nuk kalon procedurat tashmë të konsolidua­ra të marrjes në punë. Në raportin e Ke-së thuhet se ka një balancim mes arritjeve dhe njohjes së tyre. Ky raport është udhërrëfye­s për administra­tën publike. Do vazhdojmë për përmirësim­in e saj. Administra­ta publike mund të quhet larg asaj administra­te të politizuar. Sot ka administra­të në të gjithë komponentë­t e vet. Administra­ta s’ka të krahasuar me atë që ka qenë”, tha Ahmetaj. Gjatë mbledhjes pati edhe një debat për ironitë dhe etiketimet duke e ndërprerë për 5 minuta.

 ?? ??
 ?? ?? Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania