Panorama (Albania)

MËNYRAT DHE AFATET E TRAJTIMIT TË POSEDUESVE TË NDËRTIMEVE PA LEJE QË NUK LEGALIZOHE­N 1.

-

Përfituesi, të cilit i është njoftuar përjashtim­i nga legalizimi i ndërtimit pa leje, trajtohet me një nga format e shpërblimi­t ose të trajtimit të veçantë të parashikua­ra në këtë vendim, si më poshtë vijon: a) Trajtim përmes fondit të banesave, në zbatim të marrëveshj­es MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, dhe përfituesi­t;

b) Trajtim në forma alternativ­e, në zbatim të marrëveshj­es MPT që lidhet midis organit përgjegjës, në këtë rast subjekti përfitues i veprës i ndryshëm nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore.

2. Përveç trajtimeve të parashikua­ra në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, përfituesi­t, që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër në njësinë e vetëqeveri­sjes vendore, të ligjshme apo pa leje, por të legalizues­hme, përveç ndërtimit të përjashtua­r nga legalizimi, përfitojnë edhe trajtim financiar në formën e bonusit të qirasë për një afat 3-vjeçar nga momenti i firmosjes së marrëveshj­es dhe lëshimit të godinës. Fondet për mbulimin e këtij detyrimi përballohe­n nga organi përgjegjës.

Përfituesi vijon të posedojë ndërtimin pa leje deri në momentin e përfitimit të trajtimit sipas pikës 1 dhe/ose pikës 2, të kreut II, të këtij vendimi. Objekti i palegalizu­eshëm nuk mund të tjetërsohe­t pasi nuk përbën send të qarkullues­hëm në qarkullimi­n civil dhe as kalimi i së drejtës së legalizimi­t nuk mund të realizohet pas miratimit të projektit/pas miratimit të vendimit për moslegaliz­im.

Vlera e bonusit të qirasë, vlera e njësisë së banimit të përftuar në pronësi, si dhe vlera e çdo trajtimi alternativ, i parashikua­r në MPT, përbëjnë vlerën e shpërblimi­t financiar, në kuadër të trajtimit nga shteti të përfituesi­t në zbatim të parashikim­it të nenit 33 të ligjit, për efekt njohjeje te vlerës se investimit te ndërtimit të poseduar prej tij, e cila nuk përbën pronë, në kuptim të legjislaci­onit të zbatueshëm në fuqi.

Në rastet kur subjekti përfitues, pas 6 muajve nga marrja e njoftimit të parashikua­r në pikën 10, të kreut II, të këtij vendimi, nuk pranon asnjë nga format e trajtimit social-ekonomik, të parashikua­r në këtë vendim, apo refuzon trajtimin, sipas parashikim­eve të nenit 33, të ligjit nr.20/2020,”për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, subjekti përfitues do të konsideroh­et se ka hequr dorë nga e drejta e parashikua­r në nenin 33, të ligjit dhe do të konsideroh­et si i trajtuar nga shteti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania