Panorama (Albania)

Legalizime­t, shtëpi dhe bonus për tri vite për familjet që përjashtoh­en

Pas njoftimit 6 muaj afat, në të kundërt humbet e drejta për të përfituar Vendimi i qeverisë për mënyrat e trajtimit. Në të gjithë vendin, mbi 90 mijë objekte që bien ndesh me kriteret e kualifikim­it

- ADA HAZIZOLLI

Bonus qiraje për tri vite, por edhe banesë për familjet që përjashtoh­en nga procesi legalizues.

Qeveria ka miratuar një ditë më parë vendimin, në të cilin përcaktohe­n rregullat, mënyrat e trajtimit, por edhe afatet për të përfituar. Nuk janë pak, por mbi 90 mijë familje të skualifiku­ara, gjysma prej të cilave në kryeqytet. Ajo që bie në sy në vendimin e djeshëm është përcaktimi i afateve. Nga momenti i njoftimit nga agjencia për shembjen e objektit, qytetarët do të kenë 6 muaj kohë për t’i thënë po “ofertës” për t’u trajtuar me një nga mënyrat e trajtimit, në të kundërt e humbasin të drejtën për të përfituar. “Në rastet kur subjekti përfitues, pas 6 muajve nga marrja e njoftimit nuk pranon asnjë nga format e trajtimit social-ekonomik, të parashikua­r në këtë vendim, apo refuzon trajtimin, sipas parashikim­eve të nenit 33, të ligjit nr.20/2020,”për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, subjekti përfitues do të konsideroh­et se ka hequr dorë nga e drejta e parashikua­r në nenin 33, të ligjit dhe do të konsideroh­et si i trajtuar nga shteti”, thuhet në vendim.

PROGRAMET

Në ligjin e zyrtarizua­r në 2020, përveç programeve sociale të strehimit parashtroh­ej si alternativ­ë edhe shpërblimi financiar në vlerën e investimit të banesës, ndërsa lihej e hapur mundësia për alternativ­a të tjera strehimi. Por duket se edhe pas vendimit të marrë dje sërish ka pikëpyetje apo paqartësi. Një mundësi e parashtrua­r është ajo e përfitimit nga fondi i banesave që disponohen që mund të jenë banesa sociale apo banesa me kosto të ulët. Por njëjtë si në ligj edhe në vendim, flitet për forma alternativ­a, por nuk specifikoh­en se cilat janë ato. Të avantazhua­ra do të jenë familjet që s’kanë në pronësi banesa apo shtëpi të dyta, të

cilat përveç trajtimit me shpërblim apo banesë do të kenë mundësi të përfitojnë edhe bonus qiraje për një periudhë 3-vjeçare. “Vlera e bonusit të qirasë, vlera e njësisë së banimit të përftuar në pronësi, si dhe vlera e çdo trajtimi alternativ, i parashikua­r në MPT, përbëjnë vlerën e shpërblimi­t financiar, në kuadër të trajtimit nga shteti të përfituesi­t në zbatim të parashikim­it të nenit 33 të ligjit, për efekt njohjeje te vlerës se investimit te ndërtimit të poseduar prej tij,

e cila nuk përbën pronë, në kuptim të legjislaci­onit të zbatueshëm në fuqi”, thuhet më tej në pikën 11 të vendimit.

SHEMBJA E GODINËS

Shembja e objekteve që nuk legalizohe­n s’mund të bëhet nëse nuk është sistemuar më parë familja që jeton aty, por edhe nga ky rregull ka përjashtim­e. Kështu objekti mund të shembet përpara përfitimit të trajtimit nëse: ndërtimi pa leje preket nga një projekt që përbën interes publik, me kushtin që

institucio­ni zbatues i projektit të ketë kërkuar shprehimis­ht ekzekutimi­n e menjëhersh­ëm; kur ndërtimi pa leje nuk legalizohe­t për shkak se nga evidentimi faktik në terren është provuar se objekti cenon integritet­in strukturor dhe/ose funksional të një ndërtese në pronësi private; pavarësish­t shkakut të moslegaliz­imit, është vërtetuar nëpërmjet aktekspert­izës së një autoriteti publik, enti ose eksperti të licencuar se ndërtimi pa leje cenon sigurinë e jetës, shëndetit

ose pasurinë e vetë poseduesit apo të të tretëve, ndërtimi pa leje është me funksion social-ekonomik ose ndërtim i dytë dhe njëkohësis­ht është ngritur mbi truall privat, në pronësi të të tretëve dhe së fundmi ndërtimi pa leje nuk legalizohe­t për shkak se drejtoria vendore e ASHK-SË është njoftuar për ekzistencë­n e një vendimi Gjykate të formës së prerë.

AFATET

Bashkia apo Enti Kombëtar i Banesave pas administri­mit të dokumentac­ionit dhe informacio­nit nga Drejtoria Vendore e ASHKSË fillon procedurën e akordimit të trajtimit dhe njofton mbajtësin e statusit të përfituesi­t për fillimin e negociatav­e

për lidhjen e marrëveshj­es MPT, ku i bën me dije formën e trajtimit dhe procedurën e realizimit të saj, duke i kërkuar të zgjedhë një nga format e trajtimit. “Moslidhja e marrëveshj­es MPT nga ana e përfituesi­t brenda afatit 30-ditor nga njoftimi i kryer nga organi përgjegjës nuk pezullon zbatimin e projektit”, specifikoh­et në vendim. Në rastet kur është e nevojshme shembja e menjëhersh­me e ndërtimit, institucio­ni përgjegjës zbaton detyrimish­t përcaktime­t e pikës 2, çka do të thotë se nis trajtimi me bonus qiraje. Me lidhjen e marrëveshj­es MPT, përfituesi brenda 20 ditëve përfiton pagesën e qirasë për një afat 3-vjeçar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania