Panorama (Albania)

Objektet që nuk legalizohe­n, 50 mijë vetëm në kryeqytete­t

-

Gati gjysma e objekteve që nuk legalizohe­n, sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës janë në kryeqytet. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit, shtëpitë nuk kualifikoh­en nëse janë afër akseve rrugore ose të ndërtuara përgjatë vijës ku është planifikua­r të kalojë një rrugë. Te penalizuar janë edhe ata që kanë ndërtuar në afërsi të shkollave apo objekteve të tjera publike, në zona të mbrojtura si edhe në territore të projektuar­a për investime strategjik­e. Në ligjin “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë” janë përcaktuar edhe afate konkrete për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t për ato që janë në proces. Kështu, do të duhen vetëm dy muaj për t’u pajisur me certifikat­ë pronësie, dhe nëse do të ketë nga ata që duan ta mbyllin këtë praktikë më shpejt, mund ta bëjnë këtë përkundrej­t një tarife shtesë. “ASHK-JA, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, ligjëson ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore, sipas gjendjes të momentit të aplikimit për ligjësim. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimi­n e procedurav­e administra­tive brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë”, saktësohet në ligj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania