Panorama (Albania)

40 vite karrierë në Drejtësi

-

Maksim Haxhia është padyshim një nga emrat më të spikatur të sistemit tonë të drejtësisë. Duke qenë i diplomuar në Shkenca juridike dhe në Ekonomi, Haxhia arriti të bëhej Prokuror i Përgjithsh­ëm 30 vite më parë. Por qëndroi jo gjatë në atë post, për t‘iu futur më pas avokatisë dhe për t’u bërë një nga emrat më të spikatur të mbrojtjes së qytetarëve që kishin probleme me ligjin. Ai ka kontribute të jashtëzako­nshme në fushën e jurisprude­ncës, po ashtu edhe në fushën e mësimdhëni­es për magjistrat­urën në vendin tonë.

PO CILA ËSHTË KARRIERA E TIJ?

Ai u diplomua në Drejtësi në Universite­tin e Tiranës në vitin 1982. Në vitin 1985 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai ka marrë disa tituj akademikë si “Kandidat i Shkencave” (1990), “Doktor i Shkencave Juridike” (1994), “Profesor i Asociuar” (2004) dhe “Profesor” (2013). Gjatë karrierës së tij, ai ka kryer disa specializi­me në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë një specializi­m në Universite­tin e Harvardit. Në vitin 1992 ka qenë Prokuror i Përgjithsh­ëm i Republikës së Shqipërisë. Ai iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin 1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, ai është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistrat­urës prej vitit 2000. Për periudhën 1985-1992 ai ka ushtruar profesioni­n si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe prej vitit 1997 ai është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistrat­urës. Është kryetar i Komitetit Shkencor të Shkollës së Avokatisë dhe lektor përgjegjës në këtë Shkollë prej muajit janar 2013. Në vitin 2002 ai ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të zyrtarëve publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i ligjit “Për profesioni­n e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Ai ishte anëtar i Stafit Teknik për hartimin e Kushtetutë­s në vitin 1998, si dhe autor i disa librave dhe artikujve me përmbajtje juridike.

 ?? ?? Maks Haxhia
Maks Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania