Panorama (Albania)

Vrasja e Regis Runajt dhe i penduari i parë i procesit, Euglen Halili

-

Euglen Halili, i arrestuari për vrasjen e Regis Runajt në rolin e ekzekutori­t dhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në rolin e “vëzhguesit”, u penduar pak ditë pas arrestimit. Ai pranoi se ishte personi që ka vrarë Regis Runajn, edhe pse e kishte shok, dhe se gjithçka e ka bërë për llogarinë e Xhuljano Hoxhës, gjithashtu i arrestuar për këtë ngjarje. Edhe për vrasjen e Ramazanit, Halili ka treguar në dëshminë e tij se ai e ka mbajtur në vëzhgim atë, duke informuar personat e tjerë për ta qëlluar fiks ashtu siç edhe ndodhi. Halili, pas arrestimit, ka shtuar se ka qenë Xhuljano Hoxha që e ka paguar me një sasi të konsiderue­shme eurosh, para të cilat i kanë dhënë shtysën që të fillojë të planifikoj­ë vrasjen e mikut të tij, Runajt, me idenë se lekët që do të hidheshin për atë vrasje t’i merrte ai të gjitha. Runaj dhe Halili kanë qenë bashkë duke konsumuar një sasi kokaine dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor. Sipas dinamikës së ngjarjes, Euglen Halili fillimisht e

ka qëlluar mikun e tij me thikë, teksa ishin të dy duke lëvizur me motor. Goditja ka ndodhur nga prapa dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë apo të kundërvihe­t për t’u vetëmbrojt­ur. Kur është kthyer para, Runaj është qëlluar edhe 26 herë të tjera me thikë teksa drejtonte motorin. Sipas dëshmisë së Halilit, ata të dy janë rrëzuar nga motori dhe sërish Halili ka vijuar ta qëllojë me thikë, derisa Runaj ka humbur jetën.

Ekspertiza mjekoligjo­re përcaktoi se i riu kishte 27 plagë thike, të cilat i kishte marrë nga shoku i tij në pabesi të plotë. Rrëfimi i Euglen Halilit për atë momenti është nga më të rëndët e dhënë ndonjëherë për një ngjarje, për vetë mënyrën se si ishte krijuar lidhja dhe mashtrimi i viktimës, i cili ra pre e monstruozi­tetit të të njohurit të tij. Sipas dëshmisë së Halilit, dëshmi që e ka bazuar në të dhënat e Xhuliano Hoxhës, Erion

Alibej e donte të vdekur Runajn pasi e dyshonte si pjesëmarrë­s në vrasjen e familjarëv­e të tij.

Në vendngjarj­e, Policia gjeti dhe sekuestroi 72 metra larg nga trupi i viktimës një çantë brezi me rrip, në ngjyrë të zezë, me zinxhirë e dëmtuar, tri aparate telefonash celularë, dy të markës “Iphone” dhe një me markë të papërcaktu­ar, një portofol ngjyrë të zezë, një kartë identiteti në emër të Regis Runajt, një leje drejtimi automjeti në emër të viktimës, një paketë cigaresh “Slims”, dy kartëmoned­ha 200 lekë dhe 1000 lekë, një çelës, një çakmak me gaz, një libër të vogël me përmbajtje fetare, një karikues makine, një faturë ngjyrë të verdhë dhe një kontratë për qira mjeti në emër të viktimës Regis Runaj. Ky i fundit njihej nga Policia si konsumator droge. Këto prova e çuan Policinë te dëshmitari Euglen Halili.

 ?? ?? Euglen Halili
Euglen Halili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania