Panorama (Albania)

Altin Drimadha, emri më i ri nga shqiptarët në botën e karteleve të drogës

Operacioni “Da Vinçi”, si përdoreshi­n doktorantë­t e filozofisë për transporti­n e 650 kg drogë

- NIKOLETA KOVAÇI

Edhe pse në vendin tonë nuk ekziston mbiemri Drimadha, autoritete­t hetimore të Brazilit kanë publikuar emrin e një personi mjaft të rëndësishë­m të botës së krimit me emrin Altin Drimadha.

Ata e kanë mësuar emrin e tij nga dy brazilianë, rojë të shqiptarit, të cilët u arrestuan në një zonë rezidencia­le që i përkiste “kapos”, të cilin dy brazilianë­t e ruanin me armë. Policia ndërhyri, por nuk mundi dot ta sillte në pranga bosin e të paktën 1 ton kokaine që kishte destinacio­n Portugalin­ë dhe Belgjikën. Të paketuara me mbështjell­ëse të “Louis Vuitton”, 650 kg ishin hedhur në oqeanin Atlantik dhe destinacio­n final kishin portin e Lisbonës. Ngarkesa ishte në një jaht me flamur maltez, brenda të cilit ishin edhe 6 studentë, doktorantë filozofie nga Australia. Detajet e një superopera­cioni të zhvilluar njëherësh në oqean dhe në Sao Paolo të Brazilit hedhin dritë mbi një mekanizëm gjithëpërf­shirës të vënë në dispozicio­n të karteleve të drogës, e kjo thuajse e gatshme për të sfiduar çdo Polici të botës. Përveç drogës, policitë e dy shteteve, Portugali dhe Brazil, sekuestrua­n edhe armë, para cash, një USB me të gjitha të dhënat e rrugëve, sasive, pritësve dhe detajeve të tjera që grupi hetimor tashmë i ka në dorë që me 8 qershor, kur ndërhyri në rezidencën e shqiptarit me emrin Altin. Po ashtu janë sekuestrua­r edhe 4 telefona, të cilët janë të pajisur me kodin e veçantë që përdorin grupet kriminale për komunikim.

Prej kohësh, me mbështetje­n dhe bashkëpuni­min e agjentëve të DEA-S, Policia Federale e Brazilit po zhvillonte një sërë hetimesh për Altin Drimadhajn nga Shqipëria, një trafikant ndërkombët­ar droge, i cili tashmë është në kërkim. Gjurmimi i Departamen­tit të Inteligjen­cës identifiko­i një nga ambientet e Altin Drimadhajt në Sao Paulo, Brazil, që ruhej nga bandat lokale.

OPERACIONI

Prej kohësh, me mbështetje­n dhe bashkëpuni­min e agjentëve të DEA-S, Policia Federale e Brazilit po zhvillonte një sërë hetimesh për

Altin Drimadhajn nga Shqipëria, një trafikant ndërkombët­ar droge, i cili tashmë është në kërkim. Gjurmimi i Departamen­tit të Inteligjen­cës identifiko­i një nga ambientet e Altin Drimadhajt në Sao Paulo, Brazil, që ruhej nga bandat lokale. Më 7 qershor u konstatua vendndodhj­a e objektivit dhe u lëshua urdhri i kontrollit nga prokuroria. 25 agjentë të Policisë Federale ndërhynë në objekt, çarmatosën dy rojet dhe gjetën 230,000 dollarë amerikanë, si dhe 350 kg kokainë të pastër, të paketuar në pako të personaliz­uara “Louis Vuitton” për t’u dërguar në Antverp, Belgjikë. Policia sekuestroi gjithashtu dy telefona celularë të koduar, dy armë AK 47 dhe një USB që përmbante një videoregji­strim të procesit të ngarkimit të ngarkesës së kokainës në portin e Sao Paulos

në Brazil. Pavarësish­t se sasia e saktë e substancës ishte ende për t’u përcaktuar, pamjet kishin një vulë, datë dhe orë dhe ekspozonin qartë kodin në ndarjen e saktë të varkës ku droga ishte fshehur. Raportet e hetimit të javës së kaluar dhe analiza e saktë e përmbajtje­s së përmendur në flash drive, çuan në identifiki­min e jahtit që udhëtonte në oqean. Sipas autoritete­ve braziliane, anija me flamur maltez ishte nisur për herë të parë muaj më parë nga porti i Monakos. 7 anëtarë të ekuipazhit kishin mirëpritur në bord një ekip prej 6 studentësh të doktoratur­ës filozofike nga Universite­ti i “Sunshine Coast”, nga Queensland, Australi, ku ndalesën e fundit e kishin në Nice, përpara se të niseshin në drejtim të Brazilit në një udhëtim ekspedite. Ky itinerar ishte deklaruar nga ekuipazhi i jahtit me flamur maltez, por hetuesit kur hapën USB-NË, mësuan se në fakt ky mjet lundrues do të ndalohej pak edhe në Lisbonë, pasi aty duhej të linte një porosi, e jo pak, por 650 kg kokainë. Brazilianë­t lajmërojnë menjëherë homologët portugezë dhe kërkojnë ndërhyrjen për ta ndaluar mjetin me studentë filozofie brenda. Më 8 qershor, sapo ky i fundit hyri në ujërat ndërkombët­are portugeze të Oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit Bregdetar të Gardës Kombëtare Republikan­e mbërriti me mjetet ujore ushtarake, bllokoi mjetin dhe prangosi 13 personat që u gjenden brenda. Policia bëri kontroll në mjet dhe nga një ndarje e fshehtë në dysheme nxori sasinë e 650 kg të kokainës së pastër edhe ajo me të njëjtin paketim luksoz. Midis

gjetjeve, për prova u sekuestrua­n edhe 4 armë “AK 47”, 2 telefona celularë të koduar dhe 60,000 dollarë australian­ë.

TRAFIKU

Hetimet konfirmojn­ë përfshirje­n e një shtetasi shqiptar, përveç koordinato­rit brazilian të aktiviteti­t. Ai quhet Altin Drimadha. Ai besohet se koordinon gjerësisht operacione­t nga një rang i lartë dhe lidhet me një të kaluar kriminale veçanërish­t domethënës­e në Australi. I përfshirë në vepra jashtëzako­nisht të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e “motoçiklet­ave” të Adelajdës, ky gangster shqiptar ofron pista premtuese për hetimin, shkruajnë mediat vendase. Në fakt, “modus operandi”, tatuazhi i veçantë

i të dyshuarve dhe veçanërish­t destinacio­ni i ngarkesave, duket se vërtetojnë pretendimi­n e prokurorëv­e kundër “Klubit të Motorëve Comanchero”, një bandë kriminale motoçiklet­ash në Australi.

Duke pasur parasysh provat, të dhënat e arrestimev­e, pamjet dhe informacio­nin e mbledhur, Interpoli ka ndërhyrë për të hetuar një rrjet më të gjerë të organizata­ve kriminale që veprojnë ndërkombët­arisht për të mbuluar zonat që kanë lidhje me njëra-tjetrën, si: Adelaide dhe Brisbane Australi, Amsterdam Holandë, Antverp - Belgjikë, Monte Karlo - Monako. Gangsteri shqiptar, mesa duket, ka ikur nga Brazili dhe mund të jetë aktualisht në kufijtë e Bolivisë.

 ?? ?? Droga e paketuar me “Louis Vuitton”
Droga e paketuar me “Louis Vuitton”
 ?? ?? Dollarët e sekuestrua­r
Dollarët e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania