Panorama (Albania)

Vëllai i deputetit nuk ia del të “lirojë” pasuritë në Apel

Nga apartament­et, te makinat e shtypshkro­nja, çfarë u sekuestrua

-

Apeli i Gjykatës të Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimi­n e pasurive të Gazmend Mahamutajt, vëllai i deputetit të Partisë Demokratik­e, Kasem Mahmutaj. Me vendimin e Apelit, 22 pasuri të Gazmend Mahmutajt mbeten të bllokuara deri në një vendim përfundimt­ar. Midis pasurive, janë 7 apartament­e, troje, pesë ndërtesa në proces legalizimi, 4 makina, si dhe pesë kompani, ku përfshihen një shtypshkro­një, hotel, studio fotografik­e etj. Pasuritë u vunë nën sekuestro me kërkesë të Prokuroris­ë Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, për shkak se Gazmend Mahmutaj ka qenë subjekt i OFLSË. Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj, duke nxjerrë në dritë, sipas Prokuroris­ë së Posaçme, rreth 25 pasuri në total, të cilët nuk justifikoh­eshin me të ardhura të ligjshme. Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojn­ë në apartament­e, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina. Gjykata, në përfundim të procesit, vendosi për konfiskimi­n e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, sipas kërkesës së SPAK. Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartament­e dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat, duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartament­e.

KUSH ËSHTË GAZMEND MAHMUTAJ

Gazmend Mahmutaj është akuzuar dhe dënuar në Itali nën akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit. Bëhet fjalë për vitin 1993. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda, numërohen 22 pasuri të konfiskuar­a ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen

edhe pronat e deputetit. Burimet saktësuan se nga deputeti Kasëm Mahmutaj, me urdhër të gjykatës, kaluan në favor të shtetit dy apartament­e, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet. “Ndonëse familjarët, përfshirë edhe deputetin, i deklaruan pasuritë si të ardhura nga emigracion­i, Gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasëm dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikoh­en dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar. Vëllai i deputetit, Gazmend Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska, rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor 1993.

Ky vendim për akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit është konvertuar në Shqipëri me 8 vjet burg në të njëjtin vit. Ndërkohë që në vitin 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjarëv­e të tij u vendosen nën kontrollet e OFL (Operacioni­t Forca e Ligjit) e më pas të kërkimeve të SPAK, që shkoi në Gjykatë me kërkesë bllokimi të të gjitha pasurive që, sipas prokurorëv­e të çështjes, nuk justifikoh­eshin. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij iu është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga Gjykata për motive sociale dhe strehimi”, thuhet në vendim.

 ?? ?? Gazmend Mahmutaj
Gazmend Mahmutaj
 ?? ?? Kasëm Mahmutaj
Kasëm Mahmutaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania