Panorama (Albania)

U dënua për trafik droge, sekuestroh­et hoteli luksoz

Korçë, kush është pronari i vërtetë dhe si u arrestua nga operacioni ndërkombët­ar. Ndërtesa u regjistrua në emër të një të moshuare

- DHORIELA ÇULE

Një hotel me vlerën e 150 milionë lekëve të vjetër u sekuestrua nga Policia e Korçës me urdhër të Gjykatës. Hoteli në pronësi të një 35-vjeçari, dyshohet të jetë ndërtuar nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike.

Një ditë më parë, Policia tha se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Korçës, i marrë më 8 qershor 2022. Hoteli ishte në pronësi të një 60-vjeçareje, ndërkohë që i afërmi i saj dyshohet ta ketë ndërtuar hotelin “Tree Hotel” me para të pista nga aktiviteti në fushën e narkotikëv­e. “Sekuestroh­en pasuri që arrijnë vlerën 15.100.000 lekë, në pronësi të një 35vjeçari me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e. Në vijim të punës për identifiki­min dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomikfi­nanciar në Drejtorinë Ven

dore të Policisë Korçë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka regjistrua­r procedimin penal për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale’. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pas një periudhe dyvjeçare hetimesh, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.06.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive për një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën ‘Naum Voskopoja’, Korçë. Kjo ndërtesë funksionon­te si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë”, sqaroi Policia. Pasuria, sipas Policisë, ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i 34-vjeçarit, Erion Demolli, i cili aktualisht rezulton i dënuar për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëv­e”. “Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare”, sqaron Policia.

Kush është Erion Demolli Erion Demolli u arrestua

gjatë vitit 2019 në kuadër të operacioni­t të koduar “Limit”, operacion i cili goditi katër grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës në drejtim të Greqisë. Nga hetimet ka rezultuar se anëtarët e grupit kriminale sillnin fara kanabisi nga Holanda dhe i kultivonin ato në Shqipëri. Më pas droga trafikohej drejt Greqisë e vendeve të tjera të Be-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarj­es së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë. Nga operacioni, detajet e të cilit u bënë publike më 12 shtator të vitit 2019, u zhvilluan kontrolle në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastë­r dhe Korçë, duke lëshuar gjithsej 65 urdhër-arreste. Operacioni u organizua pas tri vitesh

hetime. “Gjatë periudhës së hetimit 2016–2019, nga autoritete­t policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktiviteti­n kriminal të trafikimit dhe shpërndarj­es të narkotikëv­e. Policia greke gjatë operacione­ve të kryera ka sekuestrua­r rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë. Operacioni ka vijuar mëngjesin e sotëm në disa qarqe të vendit, ku u angazhuan rreth 300 forca policore. Gjatë hetimit u bë e mundur të dokumentoh­ej aktiviteti kriminal edhe i 31 personave të tjerë në Shqipëri, duke u finalizuar me ekzekutimi­n e masave të sigurisë për 23 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim”, sqaronte Policia.

 ?? ?? Hoteli i sekuestrua­r në Korçë
Hoteli i sekuestrua­r në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania