Panorama (Albania)

Apeli lë në fuqi sekuestrot e pasurive të vëllezërve nga Rrësheni

-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e konfiskimi­t të pasurive të tre anëtarëve të familjes Prenga. Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga kërkuan rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, mbi konfiskimi­n e disa pasurive. Trupi gjykues, me kryesues Dhimitër Larën, anëtare Miliana Muçën dhe Saida Dollanin, vendosi që të mos ndryshojë vendimin e një shkalle më poshtë, duke lënë në fuqi sekuestrim­in për një apartament banimi me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë, në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rrëshen. Apartament banimi në Rrëshen, Mirditë, me sipërfaqe totale 74,87 m2, në pronësi të shtetases Arta Ndrec Prenga.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania