Panorama (Albania)

Sokrat Biti: Pasi vranë tre shokët para syve të mi, më kërcënuan me armë në kokë

Procesverb­ali i marrjes në pyetje të policit të marrë peng nga banda e Xhevdet Mustafës Hetuesi: Ti i pandehur po shikoje që banda e kriminelëv­e po vazhdonte qëllimet e saj terroriste, përse nuk u përleshe me ta?!

- FERDINAND DERVISHI XHEVDET MUSTAFA DESHMIA E PENGUT

“Kisha frikë se më vrisnin, prandaj nuk bëra përpjekje të lajmëroja”. Sokrat Biti, polici që u mor peng nga Xhevdet Mustafa, më 25 shtator 1982 në Divjakë, pas shkatërrim­it të grupit, vrasjes së dy prej anëtarëve dhe arrestimit të të tretit, i marrë si i pandehur për shpërdorim detyre, e ka ndier veten si kryeprotag­onist të një teatri absurd në zyrat e hetuesisë së Tiranës.

Sepse sipas logjikës së kohës, ai duhet të ishte përleshur me njerëzit e armatosur deri në dhëmbë, edhe pse i paarmatosu­r, edhe pse i veshur me rroba plazhi, edhe pse një njeri, një zv/ shef policie, kishte dhënë shpirt në këmbët e tij, i qëlluar nga grupi, edhe pse ai më i rrezikshmi prej tyre e mbante në shënjestër dhe i kishte bërë të qartë se e priste vdekja nëse bënte një shenjë sado të vogël mosbindjej­e. Pra, sipas rregullave që transmetoh­eshin në ato kohëra në popull, një qytetar, për më tepër një pjesëtar i forcave të policisë, duhej në çdo kohë të vinte interesin e përgjithsh­ëm mbi atë personal. Kështu, polici i marrë peng nga grupi i Xhevdet Mustafës, sipas kësaj logjike, të paktën kur ata mbërritën në Rrogozhinë, kur u gjenden mes njerëzve, apo edhe në afërsi të një polici rrugor, duhet të kishte lajmëruar për praninë e grupit të armatosur, apo bandës, siç epitetohej në atë kohë. Një veprim që sigurisht do i kushtonte jetën. Por polici “i varfër” kishte qenë aq shumë i frikësuar, saqë në asnjë rast në mendjen e tij, qoftë ideologjia komuniste e kohës, qoftë aventurizm­i, nuk kishin arritur të mposhtnin ndjenjat që tentojnë të ruajnë jetën. Gjithsesi hetuesia bën punën e saj, që lexohet e qartë edhe përmes përmbajtje­s së dokumentev­e që po botojmë. Polici Sokrat Biti, që u mor peng nga Xhevdet Mustafa, në fillim nuk e pranon akuzën që i bëhet, por pas disa ditësh ndryshon mendje. Banda e Xhevdet Mustafës kishte për qëllim të shkonte në Tiranë për të vrarë Enver Hoxhën dhe ai, polici i parëndësis­hëm i një skaji të Republikës, e kishte ndihmuar atë duke i treguar rrugën deri në stacionin e trenit të Rrogozhinë­s. Kaq mjafton që polici i terrorizua­r të pranojë dhe të deklarojë ekzaktësis­ht: “...e kuptoj që si punonjës i organeve të Punëve të Brendshme duhet të isha përleshur me ta, duke sakrifikua­r edhe jetën time... e pranoj se kam vepruar në kundërshti­m me përmbushje­n e rregullit të detyrës, jo vetëm si shtetas, por më tepër si polic...”

Natyrisht që kërkesa e asaj kohe për një konceptim të tillë dhe më tej për një qëndrim i tillë, nuk mund të kuptohet nga ata që nuk kanë jetuar në kohën e, apo nuk kanë pasur rastin të njihen me rregullat e komunizmit. Pasi, ardhur në kohërat aktuale, pothuaj në gjithë botën e qytetëruar, një pengu nuk i kërkohet në asnjë rast të bëjë heroizma që mund t’i kushtojnë jetën. Në transkript­in e dokumentev­e autentike që po botojmë ka edhe detaje të tjera që bëhen për herë të parë publike, si për shembull fakti se Xhevdet Mustafa kishte informacio­n të saktë për sëmundjen e Enver Hoxhës e të tjera. Informacio­ne që në ato kohëra nuk i kishte pothuaj i gjithë populli që jetonte mes kufijve të së quajturës Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

DOKUMENTI

Procesverb­al Tiranë, më 1.10.1982

Unë, Dilaver Bengasi, mora në pyetje si të pandehur Sokrat M. Biti, i datëlindje­s 1957, me arsim të mesëm, me detyrë polic i DBB (Degës së Punëve të Brendshme) Lushnjë, beqar, i padënuar, lindur e banues në Divjakë të Lushnjës.

Pyetje: I pandehuri Sokrat Biti akuzohesh për shpërdorim të detyrës, duke sjellë për pasojë vrasjen e disa personave nga ana e bandës së armatosur; krijimin e kushteve të saj për të kaluar deri në Rrogozhinë dhe për të mbërritur në

Tiranë, për të kryer akte terroriste kundër Udhëheqjes së Partisë dhe të shtetit, duke cenuar kështu interesat e larta të mbrojtjes së atdheut, të mbrojtjes së interesave të tua personale. Fol rreth akuzës.

Përgjigje: Nuk e pranoj akuzën që më bëhet. Në lidhje me të kam për të thënë: Kur unë isha me Remzi Brixhin, zv/ shefin e policisë së Lushnjës, duke peshkuar në kanalin e Dajlanit, gjatë kohës që po prisnim shokët tanë, Sazan Guri dhe punëtorin e policisë Engjëll Agalliun, ata u vonuan pasi zbritën në breg dhe për këtë edhe neve u afruam në breg dhe zbritëm. Në thellësi pamë dy veta dhe një rreth 100 metër mbas tyre që po vinin drejt nesh dhe dy të parët na e bënë me dorë. Neve zbritëm dhe kur iu afruam njëri-tjetrit, njëri prej tyre tha të dorëzohesh­im dhe nxori automatiku­n para. Remziu futi dorën në brez për të nxjerrë pistoletën, por ai më i riu papritur shtiu me breshëri automatiku pa zë dhe Remziu ra i vdekur përtokë. Unë menjëherë u ula në gjunjë, duke vënë duart në kokë dhe thashë: “Aman mos më vrisni se unë fshatar punëtor jam”, dhe ai më i riu tha: “Hip në barkë dhe na nxirr nga ky vend në drejtim të atij hoteli”, në fakt ishte kampi i punëtorëve.

Pyetje: Po ti i pandehur si polic që je, përse nuk u përgatite të shtije me pistoletë kundër personave që vranë Remzi Brixhin?

Përgjigje: Unë në të vërtetë isha në shërbim për ruajtjen e rendit nga veprimtari­a armiqësore dhe keqbërës në plazhin e Divjakës dhe aty e kisha vendin e shërbimit. Si rregull, unë gjatë detyrës duhet të rri i veshur me rrobat e policit dhe me pistoletën në brez, por në rastin konkret, meqenëse zv/shefi i policisë, Remziu, më tha të merrnin barkën dhe të shkonim në Dajlan, pa më thënë qëllimin, unë pranova të shkoja me atë dhe dy të tjerët. Kur vajtëm në Dajlan shkuam në restorant, ku hëngrëm drekë, po për të pirë nuk pimë dhe më vonë edhe peshkuam. Meqenëse vendosa për të shkuar në Dajlan, unë u zhvesha nga rrobat ushtarake që kisha, duke i lënë në dhomën time së bashku me pistoletën dhe kështu, kur unë u ndodha para personave që vranë Remziun, nuk kisha pistoletë për ta përdorur kundër tyre. Unë për detyrë kisha ruajtjen e rendit me uniformë ushtarake dhe i armatosur, por meqenëse zv/ shefi i policisë më tha të shkoja me të në Dajlan, u zhvesha duke lënë edhe pistoletën, me qëllim që të ndihmoja edhe varkëtarin Sazan Zeka.

Pyetje: Përse pranove të nxjerrësh nga vendi i panjohur për kriminelët të tre ata persona dhe u tregove rrugën?

Përgjigje: Unë e mora me mend se ata ishin diversantë dhe pranova t’i kaloj në vendin ku deshën ata, sepse ai më i riu më tha: “Do të të vras po nuk na kalove dhe po nuk na tregove rrugën”. Unë u detyrova t’i nxjerr prej andej.

Pyetje: Kur i nxore pranë kampit të punëtorëve, si të thanë dhe çfarë veprimesh bëre ti i pandehur?

Përgjigje: Kur i nxora me varkë pranë kampit të punëtorëve, ata më thanë t’u tregoja rrugën dhe t’i nxirrja në rrugën automobili­stike në drejtimet Durrës-tiranë dhe Fiervlorë. Unë i nxora nëpërmjet pyllit dhe ata gjatë rrugës më thoshin se do të më vrisnin po t’i ngatërroja në rrugë. Unë, i detyruar, u tregova rrugën deri në njëfarë vendi ku u ulëm për të ndërruar rrobat. Atje, ai i riu që më kanoste gjithmonë për vrasje, mbasi i tha të ndalonte një djali me biçikletë që kaloi aty pranë dhe ai nuk ndaloi, ai e kapi për biçiklete dhe unë dëgjova tri të shtëna të pistoletës dhe ai e vrau. Kjo ndodhi në orën 18:00 të datës 25.9.1982 dhe në datën 26.9.1982 kur shkova me shokët e policisë për t’iu treguar rrugën e kalimit, unë e gjeta të vrarin që ishte Vlash Përboti. Pra, deri në orën 18:00 kur u vra edhe Vlash Përboti, kriminelët kishin vrarë tre punonjës të DPB Lushnjë, të quajtur Remzi Brixhi, Engjëll Agalliu dhe Sazan Zeka, ku dy të fundit i kishin vrarë para se të vrisnin Remziun dhe këtë e kuptova, sepse njëri prej tyre mbante në dorë kapelën e Engjëllit (ushtarake) dhe kur vranë edhe Remziun, i morën edhe atij kapelën. Engjëllit i kishin marrë edhe çantën e policisë me vete, që unë e njoha si të tijën. Mbas vrasjes së këtyre të treve, vranë edhe Vlash Përbotin në praninë time.

Pyetje: Ti i pandehur po shikoje me sytë e tu që banda e kriminelëv­e gjatë rrugës po vazhdonte qëllimet e saj terroriste, përse nuk ndërhyje dhe të përleshesh­e me ta, për të mbrojtur interesat e shtetit?

Përgjigje: Është e vërtetë që ata po vazhdonin veprimet terroriste gjatë rrugës, por meqenëse mua më kërcënonin për vrasje, unë nuk mund të përleshesh­a me ta, se ata do më vrisnin.

Pyetje: Pasi vranë edhe Vlash Përbotin, çfarë të thanë i pandehur dhe ku kërkoje t’i çoje?

Përgjigje: Pasi vranë Vlashin, më thanë t’i çoja në rrugën automobili­stike dhe pasi i çova andej, më thanë t’i çoja në drejtim të Rrogozhinë­s, sepse më thanë se do të shkonin në Tiranë. Gjatë rrugës më thoshte ai më i riu: “Kalo përpara, se kemi ardhur për të shpëtuar popullin, që po e bëjnë që të vuajë”. Po kështu më pyeste ai më i riu: “Si është udhëheqësi kryesor, a është i sëmurë? Mehmet Shehun e vranë vetë këta të Udhëheqjes dhe jo sikurse thonë në gazetë se vrau veten, djali i tij helmoi veten, se nuk mund të jetonte me ato

 ?? ?? Sokrat Biti, foto e realizuar në vitin 2008
Sokrat Biti, foto e realizuar në vitin 2008
 ?? ?? XHEVDET MUSTAFA
XHEVDET MUSTAFA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania