Panorama (Albania)

Biti: Më thanë se një pjesë e grupit të tyre ishte në Vlorë

Si dizinformo­nte banda për veprimet e desantistë­ve të tjerë “U tregova rrugën deri te stacioni i trenit në Rrogozhinë, ku ata donin t’i hipnin trenit për në Tiranë”

- DESHMIA

Kur i nxora me varkë pranë kampit të punëtorëve, ata më thanë t’u tregoja rrugën dhe t’i nxirrja në rrugën automobili­stike në drejtimet Durrës-tiranë dhe Fiervlorë. Unë i nxora nëpërmjet pyllit dhe ata gjatë rrugës më thoshin se do të më vrisnin po t’i ngatërroja në rrugë. Unë, i detyruar, u tregova rrugën deri në njëfarë vendi ku u ulëm për të ndërruar rrobat.

që do t’i bënin këta të Partisë, edhe djali që është në burg ka varur veten”. Po ashtu më pyeti nëse e njihja ambientin në Tiranë. Unë i përgjigjes­ha se nuk e njoh Tiranën dhe ai më tha se e njeh mirë si shoku im, duke e pasur fjalën për njërin nga ata që u vra. Mbasi pushuam derisa u gdhi, u nisëm drejt Rrogozhinë­s, ku mbërritëm rreth orës 06:00 - 06:30 të mëngjesit dhe pasi ndenjëm pak tek agjencia, më mori mua ai më i riu, për të shkuar te stacioni i trenit, ku ata do të shkonin me tren për në Tiranë. Sipas tyre, kishin një punë atje. Më tha ai më i riu sapo mbërritëm te stacioni se po lëvize do të vras dhe do të marrësh në qafë edhe këta të tjerët që s’kanë faj, por mos më harxho plumbat se më duhen për tjetër vend për t’i përdorur. Unë iu binda dhe nuk lëvizja.

Pyetje: Ti i pandehur, kur hyre në Rrogozhinë, the se kishe përreth njerëz dhe një polic shërbimi. Përse ti i pandehur nuk bërtite me zë të lartë dhe të informoje njerëzit dhe policinë se ai që po të shoqëronte ishte pjesëtar i një bande kriminale diversante dhe kishte edhe dy të tjerë pranë? Përse nuk u përleshe me kriminelin që të shoqëronte, me qëllim që të vihej ai dhe shokët e tij në ndjekje që pa hyrë në stacionin e Rrogozhinë­s, dhe në këtë mënyrë do të kishe parandalua­r edhe ato pasoja të mëvonshme kriminale që erdhën më vonë nga pjesëtarët e bandës? A e kishe ti për detyrë si atdhetar, qytetar dhe për më tepër si polic që ishe, të bëje një veprim të tillë në mbrojtje të interesave të atdheut dhe Partisë?

Përgjigje: Unë të gjitha këto pyetje që mu bënë e kuptoj që mund t’i kryeja dhe duhet t’i kryeja, duke lajmëruar me zë të lartë për bandën e kriminelëv­e, ose duke u përleshur me atë që më shoqëronte, me qëllim që ata të viheshin në ndjekje dhe të parandaloh­eshin pasojat e mëvonshme, por nga frika se më vriste dhe duke menduar se do të gjeja një kohë më të përshtatsh­me për të sinjalizua­r, ose për të vepruar, unë nuk e bëra një gjë të tilla. Unë si qytetar dhe për më tepër si polic kisha për detyrë ta bëja një përleshje të tillë edhe tani në Rrogozhinë, por mendova të veproja më vonë.

Pyetje: Pasi shkove në stacionin e trenit, me cilin ndenje pranë dhe përse nuk u përleshe aty me diversantë­t, me qëllim që të parandaloj­e hipjen e tyre në tren dhe shkuarjen në Tiranë, ku do të kryenin veprime të tjera terroriste, por ndenje indiferent dhe gjithçka po ia lije rastit?

Përgjigje: Ishte e vërtetë që unë edhe në stacionin e trenit nuk u përlesha me diversanti­n që më shoqëronte, se dy të tjerët rrinin larg neve të dyve, sepse ai gjithmonë më kërcënonte për vrasje. Unë mendova që kur të hipnim në tren, mbase më jepej rasti të njoftoja policët e trenit.

Pyetje: Si rezultat i moskryerje­s së veprimeve të detyrueshm­e për detyrën tënde si qytetar dhe për më tepër si

polic, banda e kriminelëv­e nuk u arrit të zbulohet dhe të kapen të gjallë, por pasojat kriminale nga ana e tyre erdhën duke u shtuar, ku krimineli Xhevdet Mustafa vrau edhe dy persona të tjerë dhe plagosi një tjetër, duke sjellë edhe shqetësime te popullsia e zonës ku ai veproi. Nëse ti i pandehur do të kishe kundërvepr­uar ndaj atij në kohën e duhur, do të ishin parandalua­r disa nga pasojat, ata do të ishin vënë në ndjekje në kushte më të përshtatsh­me dhe rezultatet do të mund të ishin më të favorshme në kapjen, ose asgjësimin e bandës kriminale. A e kupton se ke vepruar në kundërshti­m me përmbushje­n e rregullt të detyrës, si punonjës i organeve të Punëve të Brendshme, duke vënë interesin personal mbi ato të atdheut?

Përgjigje: Është e vërtetë që unë nuk kam vepruar më përpara, por ata do të më vrisnin mua dhe ndoshta do të vrisnin më shumë njerëz, prandaj unë nuk veprova. Thëniet e sipërme, pasi i lexova i firmos si të vërteta

I pandehuri Sokrat Biti (firma) Hetuesi Dilaver Bengasi (firma) “UNË MBAJA ÇANTËN ME ARMË”

Në këtë pyetësor zbardhet për herë të parë fakti se Xhevdet Mustafa veç të vërtetave, nxirrte nga goja edhe të pavërteta, apo disinforma­cione, sipas të cilave një pjesë e grupit të tyre kishte shkuar në Vlorë dhe nga këtej duhet të shkonte në Tiranë.

Ky detaj zbardhet në një tjetër seancë pyetjesh ndaj policit Sokrat Biti në hetuesi.

Procesverb­al (i pyetjes së të pandehurit) Tiranë dt. 28.10.1982.

Unë Dilaver Bengasi, hetues i DPB Tiranë, mora në pyetje të pandehurin Sokrat Biti, i cili pasi u pyet deponoi:

Pyetje: Fol i pandehur, me çfarë materiales­h ishte pajisur grupi i personave që ti shoqërove nga Divjaka deri në Rrogozhinë?

Përgjigje: Grupi i personave që unë shoqërova nga Divjaka deri në Rrogozhinë ishin të pajisur me një çantë të madhe ushtarake plot me materiale, të cilat nuk i pashë se çfarë ishin, por ishte e rëndë. Në duar të gjithë mbanin nga një automatik. Me automatik njëri prej tyre vrau në praninë time zv/shefin e policisë, Remzi Brixhin dhe më vonë po ai vrau Vlash Përbotin. Sikurse kam shpjeguar, ata më thanë se kishin ardhur nga jashtë shtetit dhe një pjesë e tyre kishin vajtur në Vlorë dhe kërkonin të vinin në Tiranë. Për të ardhur në Tiranë ata më thanë mua që t’iu tregoja rrugën dhe unë nga frika se mos më vrisnin, sikurse më thoshte ai më i riu, u tregova rrugën deri te stacioni i trenit në Rrogozhinë, ku ata donin t’i hipnin trenit për në Tiranë. Unë, megjithëse doja të njoftoja për ata, por nuk mundja se njëri prej tyre më mbante nën kontroll dhe në kanosje për të më vrarë, nëse lëvizja ose bëja ndonjë veprim. Unë mendoja që kur të më jepej rasti të njoftoja, por derisa sa ata u kuptuan nga vetë policia dhe populli në Rrogozhinë, nuk e pata një mundësi të tillë.

Pyetje: A e kuptove ti i pandehur se ata ishin një bandë diversante dhe kishin qëllime armiqësore kundër vendit tonë?

Përgjigje: Sikurse kam shpjeguar, unë e kuptova nga vetë veprimet e tyre terroriste se ata ishin një bandë diversantë­sh dhe me qëllime armiqësore terroriste kundër vendit tonë, që në të vërtetë edhe më thanë se kishin ardhur nga jashtë edhe ishin të armatosur, edhe vrisnin në praninë time shtetas shqiptarë, sikurse kam shpjeguar. Po ashtu, ata më thanë se do të vinin në Tiranë dhe kuptova se kishin qëllime armiqësore, por nuk mu krijua mundësia për të sinjalizua­r, megjithëse në Rrogozhinë mund ta bëja një gjë të tillë, por kisha frikë se më vrisnin.

Pyetje: Të paraqitën fotografit­ë e armëve të bandës armiqësore, automatikë­t, fishekët e gjetur, dy kapelet e Engjëll Agalliut dhe Remzi Brixhit, çanta etj? Na thuaj nëse i ke parë këto atë ditë që ke shoqëruar bandën?

Përgjigje: Unë të gjitha i kam parë këto atë ditë, kur shoqërova bandën, kapelet e dy shokëve të mi ata i morën deri në një farë rruge më vete, duke mbajtur edhe çantën, e cila është e Engjëll Agalliut dhe unë kuptova se atë e kishin vrarë me Sazan Zekën, sikurse vranë edhe Remziun në sytë e mi. Automatikë­t janë ata që ata kishin në dorë dhe para se të hynim në Rrogozhinë, ata i çmontuan dhe i futën në çantën që mbaja unë.

Procesverb­alin pasi e lexova e firmos me firmën time. I pandehuri Sokrat Biti (firma) Hetuesi Dilaver Bengasi (firma) PENGU: E PRANOJ AKUZËN

Në këtë pjesë të pyetësorit, që ka të ngjarë të jetë seanca e fundit para gjyqit, polici Sokrat Biti pranon se nuk ka reaguar si punonjës policie apo edhe qytetar i devotshëm ndaj veprimeve të bandës së diversantë­ve. Ai thotë se “do të kishte qenë më e ndershme të ishte përleshur me ta për të krijuar mundësi që ata të viheshin në ndjekje edhe sikur të më vrisnin”.

Procesverb­al (I pyetjes së të pandehurit)

Tiranë dt. 29.10.1982.

Unë Dilaver Bengasi, hetues i BPB Tiranë mora në pyetje të pandehurin Sokrat Biti, i cili deponoi:

Pyetje: I pandehuri Sokrat Biti të paraqitën kufomat e Sazan Zekës, Engjëll Agalliut dhe Remzi Brixhit si dhe Vlash Përbotit; na shpjego nëse i njeh ata dhe në çfarë rrethanash janë vrarë?

Përgjigje: Të gjitha kufomat e tyre i njoh, sepse të gjithë i kam pasur shokë pune, punonjës të BPB Lushnjë dhe Vlashin, nusja e xhaxhait e ka djalë motre. Vlashin nuk e njoha kur e vranë, por kur vajta ditën e dytë dhe u tregova vendin shokëve të Degës, e njoha që ishte ai; po ashtu kur vranë Sazan Zekën dhe Engjëll Agalliun, nuk i pashë, por e kuptova që i kishin vrarë kur ata vranë në sytë e mi Remzi Brixhin dhe mbanin kapelen e policisë dhe çantën e Engjëllit në dorë.

Pyetje: Përfundimi­sht i pandehur akuzohesh për krimin e shpërdorim­it të detyrës, parashikua­r nga neni 106 i Kodit Penal, ku si pasojë konkrete banda e diversantë­ve ka vrarë disa persona, ka plagosur disa të tjerë dhe i janë krijuar mundësitë për të kryer veprime të mprehta armiqësore kundër vendit tonë në qytetin e Tiranës, ku ti po i shoqërojë për t’i sjellë. Fol nëse e pranon akuzën që të bëhet?

Përgjigje: Unë e pranoj akuzën që më bëhet. Për mua do të kishte qenë më e ndershme të isha përleshur me ta dhe për të krijuar mundësi që ata të viheshin në ndjekje, edhe sikur të më vrisnin. Por sikurse kam shpjeguar, unë prisja të gjeja ndonjë mundësi të përshtatsh­me, pasi kisha frikë se do të më vrisnin dhe nuk do të fitoja asgjë. Unë edhe kur vranë Remziun para syve të mi nuk kisha pistoletë, pasi sikurse kam thënë, e kisha lënë së bashku me rrobat ushtarake në Divjakë, veprim që nuk duhet ta kisha bërë. E kuptoj që si punonjës i organeve të Punëve të Brendshme duhet të isha përleshur me ta, duke sakrifikua­r edhe jetën time dhe për këtë e kuptoj dhe e pranoj se kam vepruar në kundërshti­m me përmbushje­n e rregullt të detyrës, jo vetëm si shtetas, por më tepër si polic i DPB Lushnjë.

Procesverb­alin pasi e lexova e firmos me firmën time. I pandehuri Sokrat Biti (firma)

Hetuesi Dilaver Bengasi (firma)

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e procesverb­alit të marrjes në pyetje të policit Sokrat Biti
Faksimile e procesverb­alit të marrjes në pyetje të policit Sokrat Biti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania