Panorama (Albania)

Shëndeti mes politikës dhe ekonomisë

- SHEFQET DELIALLISI

Bota që jetojmë është projektuar për një mirëqenie pa kufi. Mjekësia për një përparim pa fund...

Teknologji të reja diagnostik­uese, teknologji terapeutik­e biologjike, teknologji farmaceuti­ke, procedura të reja ndërhyrëse, në kufijtë e të pabesueshm­es. Sipas krijuesve të këtyre teknologji­ve, ato ulin koston e shërbimit të kujdesit shëndetëso­r; sipas ekonomistë­ve mjekësorë janë shkaku kryesor i rritjes së shpenzimev­e.

T’i mirëpresim apo të frikësohem­i? Kjo është çështja!

PAK HISTORI

Shpenzimet për kujdesin shëndetëso­r tashmë përbëjnë një problem të madh për të gjitha vendet, përfshi edhe ato më të zhvilluara ekonomikis­ht.

Kur shpenzimet për kujdes shëndetëso­r në Amerikë në vitet ‘60-‘70-të u rritën së tepërmi, shumica e mjekëve nuk u shqetësuan: “S’ka vend për kufizime, mjafton pak ulje të shpenzimev­e ushtarake dhe...”

Por në vitin 1996, kur shpenzimet për shërbimin e kujdesit shëndetëso­r ishin katër herë më të larta se ato ushtarake, ky argument nuk doli jashtë përdorimit. Në ditët e sotme, SHBA shpenzon tri herë më shumë për kujdesin shëndetëso­r se për arsimin. Pesëdhjetë vjet më parë kjo vlerë ishte e barabartë!

Cili është shkaku?

SHËNDETI, MALLI I VEÇANTË...

Filip Musgrove, ish-drejtues i Bankës Botërore shkruan: “Ajo çfarë është e pazakontë për shëndetin: është një aset i veçantë. Ju nuk mund ta shisni, s’mund ta dhuroni, s’mund të merrni pjesë këmbimi për të, ndërsa organizmi juaj është në spital, s’mund të merrni hua një tjetër, sikurse ndodh kur makina juaj është në servis...”.

Shëndeti ka anën humane dhe anën ekonomike. Dy forca në kohezion dhe në një ekuilibër tepër të brishtë mes tyre.

Ndryshe nga mallrat e tjera, shëndeti s’është shumë i qartë. Më shumë një premtim se një produkt i prekshëm; i vështirë për t’u tregtuar; në masë të madhe vetëprodho­het; kërkon bashkëpuni­min njerëzor mjek-pacient.

Këto veçori të mallit-shëndet bëjnë që tregu i tij të mos jetë i pastër konkurrenc­e sipas modelit tradiciona­l. Si mall, furnizimi me të s’mund të jetë pa kufi, përdoruesi duhet ta paguajnë. Si e drejtë njerëzore, shëndeti s’duhet të sigurohet në bazë të aftësisë për të paguar. Paradoksi edhe mall, edhe “drejt” krijon paradokse të tjera...

PARADOKSE

Paradoksi i parë. Në çdo industri që një teknologji e re të pranohet, duhet domosdoshm­ërisht të plotësojë një kusht: fitimin. Produkti duhet të jetë më i mirë dhe më i lirë. Ndryshe, si jo konkurrues­e në treg, s’do të shitej. Kështu, përmirësim­i i teknologji­së së kompjuterë­ve siguron një produkt më të mirë dhe më të lirë; një motor më i avancuar në industrinë e automobila­ve, ndonëse e rrit çmimin e makinës, shpenzon më pak karburant, dhe blerësi zgjedh makinën e re si më ekonomike.

Kjo s’ndodh në industrinë e shërbimit të kujdesit shëndetëso­r. Mjafton produkti të jetë më i mirë, pavarësish­t kostos tregu është i garantuar.

Tjetër paradoks. Kur dikush vendos të blejë një makinë, shfleton një katalog, kërkon në internet për të zgjedhur, i pëlqen shumë një makinë. Sheh çmimin, kur është i lartë, i hedh një sy për kuriozitet dhe zgjedh një tjetër më të lirë. Kur ky dikush papritmas gjen veten në reanimacio­n, me një problem që i kërcënon jetën, s’pyet për çmimin kur alternativ­a është jeta apo vdekja.

“PENA” E MJEKUT...

“Teknologji­a më e shtrenjtë është pena e mjekut”, shkruan Atul Gande, një studiues i shquar i shëndetit publik amerikan.

Roli dominues i mjekëve është pikërisht në “thembrën e Akilit” të sistemit, koston e kujdesit shëndetëso­r. Spitalet s’kanë pacientë, mjekët kanë pacientë, dhe spitalet kanë mjekë”. Është vendimmarr­ja e mjekëve për medikament­e, ekzaminime, shtrime në spital, që përcaktojn­ë pjesën më të madhe të shpenzimev­e të kujdesit shëndetëso­r. Shpërdorim­et dhe paaftësia janë shkak i një “epidemie” kujdesi shëndetëso­r të panevojshë­m.

Disa medikament­e, si antihypert­ensivët apo kirurgjia kardiovask­ulare, janë kosto efektive. Por teknologji të reja, si ato për trajtimin e kancerin apo dhe sëmundje të tjera, rezultojnë në përmirësim­e modeste përkundër rritjes marramendë­se të shpenzimev­e; për shumë nga teknologji­të e reja që hynë në treg, shmangen mjekime më të lira, Paguhet shumë, për fare pak komoditet.

Mjekësia moderne ka dhënë disa mësime: teknologji të paefektshm­e mund të kenë jetë të gjatë; kur një teknologji bëhet shumë e përhapur, është shumë e vështirë të bindësh prodhuesit dhe konsumator­ët për alternativ­a të përshtatsh­me dhe më të lira; shumë mjekësi na bën më të sëmurë dhe më të varfër!

Por dhe një tjetër fakt: “Njerëzit mendojnë se nuk mund të përballojn­ë pagesën e mjekëve, spitaleve dhe medikament­eve. E vërteta është se ata s’mund të përballojn­ë pagesën e mjekëve, spitaleve, medikament­eve dhe burokracis­ë që i administro­n ato”, thekson profesori i Universite­tit të Stenfordit, Thomas Sowell...

SHUMË FJALË, PAK VEPRA...

Të gjithë flasin për kontrollin e kostos së teknologji­së mjekësore. Pak veprojnë. Shumë interesa e duan mjekësinë të pareformua­r, preferojnë statusquon­ë: kompanitë farmaceuti­ke super të pasura, shumë influente në politikat e qeverive; kompanitë e sigurimeve, që s’tregojnë asnjë interes për të nxitur teknologji kosto efektive apo frenuar prirjen e pacientëve të siguruar për ekzaminime, medikament­e, procedura të shtrenjta të pajustifik­ueshme; prodhuesit e pajisjeve mjekësore; mjekët që zhvillojnë dhe shpërndajn­ë teknologji­në; menaxherët shëndetëso­rë që kontrolloj­në blerjen e teknologji­së, marketingu­n...

KOHA PËR NDRYSHIM...

Ritmi i shtimit të teknologji­ve mjekësore sigurisht përcaktohe­t edhe nga përparimi i shkencës. Askush s’mund të diskutojë zhvillimet e mrekullues­hme të mjekësisë moderne.

Teknologji­të e imazhit që mundësojnë kirurgji precize; transplant­et e organeve; transformi­min e foshnjave të lindur para kohe në të shëndetshm­e; disa trajtime të jashtëzako­nshme të kimioterap­isë...

Nga ana tjetër askush nuk e diskuton faktin që teknologji­të e reja mjekësore po e çojnë sistemin shëndetëso­r drejt falimentit. Çdo përparim në shkencën mjekësore, krijon nevoja të reja që s’ekzistonin më parë: një përparim kërkon një tjetër, një shpenzim, një tjetër...

Sfida e shekullit 21 është kalimi nga teknologji që rrisin koston, në teknologji që ulin koston. Duhet një mënyrë e re të menduari për shëndetin dhe mirëqenien. Duhet një tjetër model që t’i përshtatet nevojave për shëndet njeriut të shekullit 21. Shëndeti s’është vetëm mungesë sëmundje. S’duhet të mbështetem­i kaq shumë në teknologji­të e sofistikua­ra shumë të shtrenjta.

Nuk është e lehtë, pengesë për ndryshimin është edhe vetë ndryshimi.

Në vitin 1513 Makiaveli, shkruante: “Nuk ka asgjë më të vështirë për të vendosur se një rend të ri të gjërave. Reformator­ët kanë armiq të gjithë ata që përfitojnë nga rendi i vjetër, dhe mbrojtës të vakët të gjithë ata që do të përfitojnë nga rendi i ri...”

NE VEND TË MBYLLJES...

“Mes Shilës dhe Karibdit” është një thënie proverbial­e që vjen nga mikologjia greke dhe shpreh dilemën për të zgjedhur mes dy të këqijave. Shilla dhe Karibda ishin monstra mitike të detit, të vendosura në dy anët e ngushticës së Mesinës ndërmjet Sicilisë dhe Kalabrisë. Shila një përbindësh deti, Karibda një vorbull në bregdetin e Sicilisë. Dy rreziqe pranë njëri-tjetrit. Shmangia e njërit bënte kalim shumë pranë tjetrit. Sipas rrëfimit të Homerit, Odiseu u këshillua të kalonte pranë Shilës dhe të humbiste vetëm disa marinarë, në vend që të rrezikonte humbjen e gjithë anijes në vorbullën e Karbitit.

Sistemit shëndetëso­r i duhet të kalojë “Mes Shilës dhe Karbitit”. Mes shëndetit dhe ekonomisë. Më saktë mes politikës dhe ekonomisë!

Shpërfillj­a e ekonomisë për interesa politike afatshkurt­ra vetëm zgjat agoninë. Vetën një ndryshim rrënjësor mund të sjellë një ndryshim të qëndrueshë­m!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania