Panorama (Albania)

BE nënshkruan marrëveshj­en e gazit me Izraelin dhe Egjiptin

-

Si pjesë e lëvizjeve së Bashkimit Europian për t’i dhënë fund varësisë së saj në furnizimet me gaz nga Rusia, blloku ka nënshkruar një marrëveshj­e me Izraelin dhe Egjiptin për ek- sportin e gazit natyror, ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt. Marrëveshj­a e nënshkruar në Kajro, nënk- upton që Izraeli të dërgojë më shumë gaz përmes Egjiptit, i cili ka logjistikë­n për ta kthyer atë në gjendje të lëngshme dhe për ta eksportuar më pas përmes detit. Presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se memorandum­i i mirëk- uptimit për gazin (MOU), i nënshkruar në Kajro, me Egjiptin dhe Izraelin, është një “marrëveshj­e historike”. Ndër të tjera, Von der Leyen theksoi se “po ndërtojmë një infrastruk­turë”, e cila duhet të jetë e gatshme edhe për “transporti­n e energjisë së pastër të së nesërmes”, përkatësis­ht hidrogjeni­t. Vitin e kaluar, BE importoi afërsisht 40 për qind të gazit nga Rusia, dhe për shkak të kësaj, ka pasur vështirësi në vendosjen e sanksionev­e ndaj Rusisë. Ministrja izraelite e Energjisë, Karin Elharrar, tha se marrëveshj­a ishte rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, i cili shkaktoi një krizë energjetik­e në mbarë Europën. Ajo tha gjithashtu se kjo thekson rritjen e bashkëpuni­mit midis Egjiptit dhe Izraelit, dy shtete që kanë pasur armiqësi mes tyre. “Kjo është një deklaratë për ata që shohin në rajonin tonë vetëm forca negative, si përçarja dhe konflikti”, tha ajo. “Ky Memorandum Mirëkuptim­i na tregon se ne po hapim një rrugë të re partnerite­ti, solidarite­ti dhe qëndrueshm­ërie”. Ministri egjiptian i Naftës, Tarek el-molla, e përshkroi marrëveshj­en si “një moment historik të rëndësishë­m” për bashkëpuni­min midis Egjiptit, Izraelit dhe Be-së. Ai tha se kjo do të çojë në bashkëpuni­m të mëtejshëm midis anëtarëve të Forumit të Gazit të Mesdheut Lindor, ku bëjnë pjesë Jordania, Izraeli, Qipro, Greqia, Egjipti, Franca dhe Italia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania