Panorama (Albania)

Arrestimi i Kajmakut, Rama përplaset me opozitën: Si rezultat i kërkuar prej nesh

PD-PS përplasen në Kuvend për arrestimin e ish-kryebashki­akut të Vorës Tabaku: “Kampionët e korrupsion­it flasin për antikorrup­sion”. Alibeaj: “Sot u kapën 45 kg kokainë të njeriut tënd. Mos i ul poturet para tyre”

- KELMENT BAÇI

Arrestimi i ish-kryetarit të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, në Itali, për trafik droge, ka shkaktuar përplasje mes opozitës dhe maxhorancë­s në seancën e djeshme plenare. Deputetja Jorida Tabaku iu drejtua Kryeminist­rit Edi Rama se ishte ai që e mbrojti në 2019-ën Kajmakun, ndërsa ironizoi deklaratat e tij në atë kohë se kryetari i Vorës ishte i pastër dhe se Kajmaku nuk kishte paguar kurrë një gjobë në jetën e tij. Tabaku ironizoi edhe Konferencë­n e parë Antikorrup­sion, duke u shprehur se ky është paradoksi i këtyre 30 viteve, ku kampionët e korrupsion­it flasin për antikorrup­sionin, me dy ministra pas hekurave, një deputet për korrupsion pas hekurave. Deputetja e Pd-së tha se Rama po përdor situatën e vështirë në të cilën ndodhen demokratët, duke bërë politikë, që të cilën ajo personalis­ht nuk do ta bënte. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dukë thënë se: “Nëse sot ka ish-ministra apo deputetë apo kryetarë bashkie, zyrtarë të nivelit të lartë të lidhur me partinë në pushtet që janë në duart e drejtësisë, është një zhvillim nga Reforma në Drejtësi dhe rezultat i kërkuar nga PS, jo PD”, duke i kujtuar shpalljen “non grata” të ish-kryeminist­rit Sali Berisha për korrupsion madhor. Rama u kërkoi demokratëv­e të mos flasin për këtë çështje, pasi ata po e pësojnë atë që meritojnë. Në foltoren e Kuvendit, ai u përball edhe me replikat e Gazment Bardhit, që i kërkoi Kryeminist­rit t’u kërkonte ndjesë shqiptarëv­e që e bëri Agim Kajmakun kryetar bashkie. I ashpër në qëndrimin e tij ishte kreu i Grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili i tha se nuk është përgjigjur për Kajmakun duke sulmuar opozitën. Ai i kujtoi kreut të qeverisë se në PS, të shpallurit “non grata” janë me shumicë dhe në partinë e tij ka një listë pritje për të shkuar në burg, e për të cilën ai duhet të merakoset. Pas këtij debati, pati edhe një përplasje mes deputetit Flamur Noka dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania