Panorama (Albania)

FSHEHU ARRESTIMIN NË GREQI, KQZ I HEQ MANDATIN

-

Agim Kajmaku u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në zgjedhjet njëpartiak­e lokale më 30 qershor të 2019-ës. Pas akuzave të opozitës se ai ishte i arrestuar në flagrancë dhe po ndiqej nga institucio­net e drejtësisë në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminal­izimit, duhej të jepte dorëheqjen. Prokuroria vërtetoi se Agim Kajmaku ishte arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, fakt të cilin nuk e kishte deklaruar. Pas disa muajsh akuza nga opozita dhe mbrojtje nga maxhoranca dhe Kryeminist­ri Rama, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime, vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimi­n e parakohshë­m të mandatit të funksionar­it publik z. Agim Ymer Kajmaku, në fillim të nëntorit, në shkelje duke mashtruar me formularin e dekriminal­izimit. Kajmaku u arrestua edhe në Shqipëri, por më pas u la i lirë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania