Panorama (Albania)

Gjurmimi, përgjimi dhe dëshmia e shitësit të vazove që “fundosën” kryebashki­akun

-

Ish-kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar nga Policia italiane me 27 maj, pasi ishte vëzhguar për disa kohë nga një njësi e specializu­ar në luftën ndaj narkotikëv­e. Autoritete­t e hetimit të Italisë bënë me dije se të paktën 2 muaj Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbente ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, Policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje, ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktiviteti­n e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë. Pas kapjes së tij, autoritete­t italiane kanë kërkuar informacio­ne tek autoritete­t shqiptare në lidhje me këtë shtetas, i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit. Pavarësish­t këtyre të dhënave, Policia italiane nuk bën me dije se çfarë grupi kriminal i përket Kajmaku dhe nipi i tij, dhe pse ata thonë se ai ishte personi më i ri në këtë grup. Sipas të dhënave, Kajmaku punonte në atë zonë dhe se ai nuk kishte lidhje me drogën, por do të jetë prokuroria që do të hedhë dritë mbi implikimin e tij ose jo në trafikun ndërkombët­ar të drogës. Ndaj tij u shënua një dëshmi e shitësit të vazove të luleve, dëshmi që hedh dyshime mbi aktiviteti­n e Kajmakut, dyshime që në fakt e çuan në prangat e Policisë vendase.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania