Panorama (Albania)

Kajmaku mohon akuzat: Nuk e dija që kishte drogë në vazo

Si u gjurmua anëtari më i ri i “grupit” të drogës në Itali Kokaina për të cilën u prangos ish-kryebashki­aku i Vorës do të kontrolloh­et për cilësinë në Ankona

- TIRANË

Agim Kajmaku dhe nipi i tij, Edmondi, kanë mohuar që të kenë lidhje me sasinë e kokainës prej 18.8 kg që u kap në Itali 20 ditë më parë.

Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino, është shprehur për mediat italiane se klientët e tij i kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të drogës, ndërkohë ka dhënë një detaj që, sipas tij, mund të ketë shërbyer për të implikuar ish-kryebashki­akun në trafik droge. Avokati ka deklaruar se atyre u është gjetur një shirit ngjitës, por nuk ka qenë i njëjtë me atë që ishin mbështjell­ë pakot e kokainës.

Ndërkohë, hetuesit vijojnë hetimet për të konstatuar se si ka mbërritur në fidanishte­n e Kajmakut sasia prej rreth 20 kilogramës­h kokainë, e cila ishte fshehur në vazot e bimëve që ishin blerë nga Kajmaku dhe nipi i tij. Ata u arrestuan në fidanishte­n e Grottammar­e, ku po blinin bimë. Sipas të njëjtave media, mësohet se Kajmaku dhe nipi 34-vjeçar, i cili banon në Monterubbi­ano, janë ende të burgosur në Burgun e Fermos. Kajmaku ishte pronar i një çerdheje në zonën ku është arrestuar, teksa jetonte me familjen në Monterubbi­ano. Pas kapjes së tij, autoritete­t italiane kanë kërkuar informacio­ne tek autoritete­t shqiptare në lidhje me këtë shtetas, i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit. Për më shumë se 8 muaj, Policia italiane kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa nisi ta mbante në vëzhgim derisa u arrestua me rreth 20 kilogramë kokainë.

MEDIAT ITALIANE

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni për arrestimin e ishkryebas­hkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u ndalua nga karabinier­ët e San Benedetto me 18.8 kg kokainë të fshehur brenda vazove të luleve, në një fidanishte në Grottammar­e.

Sipas tyre, lënda narkotike do të dërgohet në Ankona për t’u analizuar, në mënyrë që të përcaktohe­t përqindja

 ?? ?? Rama e Kajmaku gjatë fuhatës
Rama e Kajmaku gjatë fuhatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania