Panorama (Albania)

Rama: Do zerohen taksat për pagat deri në 500 mijë lekë

Kryeminist­ri njofton masën e re të qeverisë për taksimin e qytetarëve Deputeti i PS reagon ashpër: A ka vlerë fjala në këtë Parlament? Maskarenjt­ë që u kemi dhënë lekë, tallen me gjakun e djersën e bujkut

- KELMENT BAÇI

Ndonëse nuk dha detaje të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se kjo do të lehtësojë shumë qytetarë, ndërkohë që aktualisht taksa zero është për pagat deri në katërqind mijë lekë të vjetër.

Rama u shpreh se të punësuarit në vend paguajnë më pak taksa se në gjithë rajonin, ndërsa nuk nguroi të sulmojë opozitën edhe për akuzat e saj për gjendjen e vështirë ekonomike dhe rritjen e çmimeve. “E kam dëgjuar që përsërisni me këmbëngulj­e që ne taksojmë punën më shumë se kapitalin, e kundërta është e vërtetë. Kjo është çështje shifrash, puna në Shqipëri taksohet më pak se në gjithë rajonin e shkon në maksimumi 5.5 për qind, sikundër Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon. Nuk ka në rajon biznes të vogël me zero taksë, s’ka në rajon biznes më zero TVSH, s’ka në rajon taksë zero për pagat deri në katërqind mijë lekë të vjetër. E së shpejti, brenda pak ditësh, ne do të sjellim propozimin për ta zëruar deri në 500 mijë lekë, do të shkojmë përtej angazhimit që kemi marrë për ta përgjysmua­r. Nga na del që paskemi taksën më të lartë të punës e taksat më të larta? Përtej të gjitha spekulimev­e që mund të bëhen mbi punësimin, del që ne kemi të regjistrua­r në total 349, sot janë 707 mijë persona të punësuar të regjistrua­r. Nga të cilët 523 mijë janë në sektorin privat. Paga mesatare mujore në sektorin privat është rritur me 10.5 për qind”, tha Kryeminist­ri Rama.

Rama: Së shpejti, brenda pak ditësh, ne do të sjellim propozimin për ta zeruar deri në 500 mijë lekë, do të shkojmë përtej angazhimit që kemi marrë për ta përgjysmua­r. Nga na del që paskemi taksën më të lartë të punës e taksat më të larta? Përtej të gjitha spekulimev­e që mund të bëhen mbi punësimin, del që ne kemi të regjistrua­r në total 349, sot janë 707 mijë persona të punësuar të regjistrua­r.

REAGIMI

Deputeti socialist Braçe i ka kthyer përgjigje Kryeminist­rit Edi Rama për masën e re të taksimit, duke u shprehur së ai vjen vetëm 5 muaj pasi është diskutuar dhe miratuar paketa fiskale që e zeroi taksën për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetër. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh i shqetësuar teksa ngriti pyetjen nëse ka vlerë fjala e thënë në Parlament. “U gëzova që dëgjova që do të zerohet tatimi për pagat deri në 500 mijë lekë, por një pyetje kam: A ka vlerë fjala në këtë Parlament? Se jemi vetëm 5 muaj nga diskutimi i paketës fiskale, ku u zerua tatimi deri në 40 mijë lekë dhe unë e thashë që është e vonuar e duhet të shkojmë në një trend tjetër. U mohua, u kundërshtu­a, u kundërvotu­a dhe tani vijmë pas 5 muajsh e themi do ta bëjmë tatimin zero për 500 mijë lekë? Sinqerisht, a ka vlerë fjala këtu?”, tha Braçe. Deputeti i Ps-së ngriti tonet dhe shqetësimi­n për importin e grurit nga Serbia, që vjen me një çmim më të lartë nga ai që mund ta blejnë nga kultivuesi­t në Tërbuf. Braçe hodhi akuza ndaj importuesv­e duke i quajtur maskarenj dhe tha se pavarësish­t se ata kanë marrë para nga buxheti i shtetit për ndërtimin e kapacitete­ve magazinues­e, tallen me gjakun e djersën e bujkut. Ai propozoi edhe njëherë se fermerit shqiptar i duhet bursa për të shitur prodhimin e tij. “Ai gruri që ka ndenjur 8 muaj në tokë, pa asnjë lloj subvencion­imi nga qeveria, dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë për kg. 4, 5, 6, 7 lekë me humbje. Çfarë t’i them kultivuesi­t atje? Importohet grurë më 345 euro toni e del me kosto 51 lekë. E shikoni diferencën apo jo? Po si ka mundësi që nuk dëgjon asnjeri e nuk reflekton për këtë fakt? I doni ata njerëzit që mos e punojnë më tokën të shkojnë të punojnë në Sicili e Katania si skllevër atje? Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparen­t-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma. Shteti të mos i lërë

ata njerëz atje nën hyqmin e grabitqarë­ve. Tregtarët grabitqarë që kemi, të cilëve u kemi dhënë para nga buxhet i shtetit për të ndërtuar kapacitete­t magazinues­e e tani talleni me gjakun,

djersën dhe mundin e bujkut. Ky është problemi. Nga 32 lekë kg shalqiri, dje e pashë vetë në 24 lekë për kg, po çfarë ndodh brenda një dite? Kaq po deshe ma jep! Maskarenj që i flasin

njëri-tjetrin në telefona dhe që ju thonë po pse? S’po e them fjalën, do t’u japim në para? E këta janë bujqit, që na votojnë ne. E kërkojmë e lypim votën ne te ta”, tha Braçe.

 ?? ?? Kryeminist­ri Edi Rama ka njoftuar dje në Kuvend se brenda pak ditësh, qeveria do të sjellë për miratim propozimin për zerimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetër.
Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama ka njoftuar dje në Kuvend se brenda pak ditësh, qeveria do të sjellë për miratim propozimin për zerimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetër. Edi Rama
 ?? ?? DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
 ?? ?? Erion Braçe
Erion Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania