Panorama (Albania)

IBRAHIMAJ: AKUZAT E PD PËR EKONOMINË, THASHETHEM­E

-

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka akuzuar opozitën se hedh baltë ndaj qeverisë në lidhje me ekonominë, pa u bazuar në shifra, por në thashethem­e. “Bazohuni vetëm te shifrat. Mos dëgjoni fjalë lart e poshtë. Për një politikë fiskale të duhur, në momentin e duhur. Këtë e tregon shifrat e borxhit, ju e përmendët disa herë gjatë fjalës suaj. Institucio­net ndërkombët­are e duartrokas­in marrjen e eurobondit vitin e kaluar. Ne kishim një nivel borxhi 74.5% në vitin 2020 dhe në vitin 2021 e çuam nivelin e borxhit 73.1%. Shifrat janë matematikë. Nuk janë opinion. Unë dua të rikthehem te raporti i BSH, që bën një analizë ekselente. Rritja ekonomike gjatë vitit 2021 ka ardhur për shkak të rritjes së ofertës, si asaj të brendshme dhe asaj të jashtme”, tha Ibrahimaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania