Panorama (Albania)

Guvernator­i Sejko: Vitin e kaluar, borxhi i huaj u ul me 1.3 për qind

Kreu i BSH: Norma e ulët e interesit stimuloi kërkesën e kredisë “Stimuli monetar kontribuoi me 1.3 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vitit 2021 dhe ndihmoi forcimin e stabilitet­it të çmimeve”

- MARIGLEN KUME

Viti 2021 shënoi një rikthim në rritje të kursit të ekonomisë shqiptare. Gjatë raportimit në seancën plenare, kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se përgjatë vitit 2021, vëllimi i aktiviteti­t ekonomik u rrit me 8.5%.

“Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktiviteti­t ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistrua­r përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbje­n e shpejtë të konsumit familjar, të investimev­e private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve. Për më tepër, frytet e kësaj rimëkëmbje­je ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshë­m i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësua­r bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshm­ërinë e burimeve të rritjes. Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializ­ua në rritje të presioneve të brendshme inflacioni­ste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektiv”, tha Sejko

MASAT E BANKËS

Një ndër faktorët që solli rritjen ekonomike gjatë vitit të kaluar, që shënonte daljen nga viti i vështirë i izolimit prej pandemisë, ishin masat e marra të Bankës së Shqipërisë, konkretish­t në mbajtjen ne vlerat minimale të normës së interesit për kreditë dhe forcimi i stabilitet­it financiar të bankave. “Duke u ndalur te puna e Bankës së Shqipërisë, më duhet të theksoj se politika jonë monetare vijoi të mbetet në kahun stimulues gjatë vitit 2021. Ky

qëndrim i shërbeu si përmbushje­s së objektivit tonë primar, atij të stabilitet­it të çmimeve, ashtu edhe nxitjes së rimëkëmbje­s ekonomike. Në terma më konkretë, ne ruajtëm normën bazë të interesit në nivelet minimale historike, plotësuam nevojat e tregut me likuiditet, si dhe vijuam të orientojmë tregun mbi kahun e politikës monetare në të ardhmen. Politika jonë monetare siguroi një ambient me kosto të ulëta financimi, kushte të përshtatsh­me kreditimi dhe kurs të qëndrueshë­m këmbimi. Ajo mbajti në kontroll kostot financiare të sektorit privat dhe mundësoi një rritje të shpejtë e të qëndrueshm­e të kreditimit, duke ndihmuar zgjerimin e konsumit dhe të investimev­e në ekonomi. Vlerësimet tona tregojnë se stimuli monetar kontribuoi me rreth 1.3 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vitit 2021 dhe ndihmoi forcimin e stabilitet­it të çmimeve, në linjë me objektivin tonë të inflacioni­t. Në koordinim me stimulin monetar, Banka e Shqipërisë vijoi të ruajë masat stimuluese makroprude­nciale, masa të cilat mbështetën ristruktur­imin e kredive për klientët në nevojë, edhe gjatë tremujorit

Ne ruajtëm normën bazë të interesit në nivelet minimale historike, plotësuam nevojat e tregut me likuiditet, si dhe vijuam të orientojmë tregun mbi kahun e politikës monetare në të ardhmen. Politika jonë monetare siguroi një ambient me kosto të ulëta financimi, kushte të përshtatsh­me kreditimi dhe kurs të qëndrueshë­m këmbimi.

të parë të vitit 2021”, tha Sejko.

TEKNOLOGJI­A NË SEKTORIN BANKAR

Një ndër prioritete­t e Bankës së Shqipërisë për vitin e kaluar që sipas guvernator­it ka kaluar pritshmëri­të, ka qenë inkorporom­i i elementeve të teknologji­së në shërbim të sektorit bankar. Kështu, sipas Sejkos, gjatë vitit të kaluar, pagesat elektronik­e u rritën më shumë sesa ishte objektivi. “Paralelish­t me mbikëqyrje­n dhe rregullimi­n e sektorit bankar, Banka e Shqipërisë ka punuar edhe për nxitjen e zhvillimit dhe sofistikim­it të tregjeve financiare shqiptare. Në këtë drejtim, gjej me vend të evidentoj punën e bërë për: Garantimin e sistemeve të pagesave të sigurta dhe eficiente, si dhe zgjerimin e infrastruk­turës ekzistuese me një sistem të ri të shlyerjes së pagesave kombëtare në monedhën euro për klientët e bankave. Ky sistem mundëson kryerjen e pagesave në euro brenda vendit, me kosto shumë më të ulëta dhe në një afat kohor shumë më të shkurtër krahasuar me procesin e mëparshëm. Nxitjen e pagesave elektronik­e dhe rritjen e përfshirje­s financiare të popullsisë. Numri i pagesave elektronik­e të kryera në vend u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2021, i nxitur nga ndryshimet rregullato­re në ligjin ‘Për shërbimet e pagesave’ dhe përmirësim­et në infrastruk­turë”, vijoi Sejko. Ndërkohë, së fundmi në raportin e tij, Sejko evidentoi përmirësim­in vlerësimit të Moneyval për pastrimin e parave.

 ?? ?? Guvernator­i Sejko, dje në Kuvend
Guvernator­i Sejko, dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania