Panorama (Albania)

Ngërçi me negociatat, pse Bullgaria ka bllokuar Shqipërinë dhe MV

-

Bullgaria po mban peng anëtarësim­in e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Europian për shkak të mosmarrëve­shjeve midis saj dhe Shkupit. Sipas autoritete­ve të larta të Bullgarisë, Maqedonia e Veriut nuk po zbaton marrëveshj­en e miqësisë midis dy fqinjëve ballkanikë të nënshkruar në 2017 dhe ka politika të bazuara në urrejtje ndaj Bullgarisë. Sofja dëshiron që fqinji i saj të pranojë që kombi dhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare dhe dëshiron që ajo t’i japë fund retorikës anti-bullgare. Shkupi argumenton se identiteti dhe gjuha e tij nuk janë të hapura për diskutim. Një komitet historik dypalësh u krijua nën kushtet e traktatit të miqësisë për të zgjidhur problemet e interpreti­mit të historisë së përbashkët. Sidoqoftë, Shkupi nuk ka rënë dakord për asnjë marrëveshj­e. Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovsk­i, gjatë konferencë­s së djeshme me Presidenti­n e Ke-së, i pyetur për raportin e publikuar nga mediat bullgare, ku thuhet që Sofja do të zhbllokojë procesin pas një marrëveshj­e me Francën u përgjigj: “Ne në Shkup, këtu, nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e tyre e brendshme politike”.

 ?? ?? Presidenti i Bullgarisë, Radev
Presidenti i Bullgarisë, Radev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania