Panorama (Albania)

Zhbllokimi i negociatav­e në Samitin e Be-së? Presidenti i KE: Koha për të vepruar

Franca i dërgon Bullgarisë propozimin për heqjen e vetos Çështja e vetos bullgare për integrimin e MV në BE, drejt zgjidhjes. Michel: Shumë shpejt do kemi zhvillime pozitive

- VALENTINA MADANI

Më 23 qershor, liderët e Be-së do të mblidhen për të diskutuar për hapjen e konferencë­s së parë ndërqeveri­tare për Shqipërinë dhe MV.

Nuk ka ende një vendim, por çështja e vetos bullgare për integrimin e MV në BE mund të jetë drejt zgjidhjes, duke i hapur kështu rrugën integrimit të saj dhe Shqipërisë. Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel, në Forumin e Prespës në Ohër paralajmër­oi dje se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it të Be-së me Tiranën dhe Shkupin. Deklarata shpresëdhë­nëse vjen përpara samitit të 27 vendeve të Unionit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Ndërkohë, në lidhje me këtë Franca do t’u dërgojë shteteve anëtare të Be-së propozimin për heqjen e vetos bullgare ndaj MV, gjë e cila do lejonte caktimin e datës për konferencë­n e parë ndërqeveri­tare edhe me Shqipërinë. Agjencia e lajmeve BGNES në Sofje shkruan se Kryeminist­ri Kiril Petkov do ta dërgojë dokumentin e qeverisë së Parisit në Kuvend për shqyrtim. Madje, ai ka paralajmër­uar të gjithë politikanë­t bullgarë të përgatiten për një “sulm brutal diplomatik” nga ana e diplomatëv­e të huaj në Sofje. Më aktivët, sipas tij, do të jenë ambasadorë­t e Francës, Gjermanisë dhe SHBA. Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel, në Forumin e Prespës në Ohër njoftoi dje në Ohër se zyrtarët e Unionit po punojnë intensivis­ht për të zgjidhur çështjet mes Sofjes dhe Shkupit. Ai u shpreh optimist pas takimit me Presidenti­n maqedonas, Stevo Pendarovsk­i, me mundësinë e shpejtë të hapjes së negociatav­e të Shqipërisë dhe MV me Be-në. “Aktualisht nuk mund të them se cili do të jetë rezultati. Ne do të bëjmë

gjithçka për të ndërmarrë hapa vendimtarë në të ardhmen. MV dhe Shqipëria duhet të nisin sa më shpejt negociatat me Be-në, gjë që është e rëndësishm­e jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për rajonin në tërësi, veçanërish­t

në kontekstin e zhvillimev­e të reja gjeopoliti­ke. Ka zhgënjim dhe mosbesim nga të dyja palët. Është koha për të vepruar. Lufta në Ukrainë e përshpejto­i procesin. Ne duam të zhbllokojm­ë procesin për Shkupin dhe Tiranën.

Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokis­ht për çështjet e hapura dypalëshe me Bullgarinë. Kam besim se shumë shpejt do të kemi zhvillime pozitive”, u shpreh z.michel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania