Panorama (Albania)

Arrestohet ish-drejtori i OSHEE-SË në Mirditë

-

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, është vënë në prangat e Policisë, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Urdhër-ndalimi është bërë me kërkesë të Prokuroris­ë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezulton te jetë përshirë në një konflikt me një bashkëfsha­tar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe nga veprimet hetimore dhe akti i ekspertimi­t, organi i akuzës ka arritur të provojë se Altin Nikolli ka goditur me sende të forta bashkëfsha­tarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas ngjarjes, të plagosurit iu gjet edhe një armë zjarri dhe iu komunikua urdhër-ndalimi në spital, por disa muaj më vonë Prokuroria ka arritur të provojë se arma nuk ka qenë e të plagosurit, ndërsa autor i ngjarjes rezulton të jetë ish-drejtori i OSHEE-SË në Mirditë, Altin Nikolli. Përplasja me armë e sende të forta ka ndodhur më 14 shkurt të këtij viti, ndërsa në atë kohë ngjarja nuk është raportuar nga ana e policisë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfsha­tarit të tij të mos kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre. “Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ka rezultuar se shtetasi Leonardo (Altin) Nikolli, gjatë konfliktit, ka dhunuar shtetasin M. Gj., duke i shkaktuar dëmtime fizike”, sqaron Policia. e.h

 ?? ?? Komisariat­i i Policisë Mirditë
Komisariat­i i Policisë Mirditë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania