Panorama (Albania)

Abuzimi me tenderët, dënohet ish-drejtori i Burgut të Lushnjës

Të akuzuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar, 5 vite “jashtë” institucio­neve Zyrtari kërkoi paratë, drejtori miratoi shkeljet, të tjerët bashkëpunu­an. Si u favorizua e njëjta kompani në dy tenderë

- MARIGLEN KUME

Ish-drejtori i Burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi, u dënua me 2 vite burg nga Gjykata Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, zyrtari i lartë kryen vetëm 1 vit e 4 muaj burg.

Ai bashkë me zyrtarë të tjerë u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me transporti­n e gardianëve. Në bazë të vendimit, Shurdhi nuk do të mund të punojë në institucio­ne publike për një periudhë 5-vjeçare. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë dënuar edhe ish-zyrtarë të tjerë të këtij burgu, të akuzuar për të njëjtat akuza. Krenar Gozhina është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar do të duhet të vuajë 1 vit burg; Erjon Çela është dënuar me 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 muaj. Edhe ish-zyrtarja e burgut, Miranda Idrizi, është dënuar me 9 muaj burg, por që do të kryej vetëm gjashtë muaj. Të gjithë zyrtarët përjashtoh­en pesë vite nga punësimet në institucio­net publike. Ishzyrtarj­a Xhejsika Kaja është dënuar me 1 vit liri me kusht, e cila është akuzuar për moskallëzi­m krimi.

ABUZIMET

Nga dosja hetimore e Prokuroris­ë Speciale (SPAK), ka rezultuar se zyrtarët kanë abuzuar në lidhje me dy tenderë, atë me fond limit 3 163 333 lekë, i zhvilluar në vitin 2018, për shërbimin e transporti­t të punonjësve të rolit bazë; si dhe tenderin e zhvilluar në vitin 2019 “Shërbimi i transporti­t të punonjësve me uniformë”, me vlerë të fondit limit 3 395 800 lekë pa TVSH, tenderë këto të zhvilluar në Burgun e Lushnjës. Sipas dosjes, janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera nga shtetasit e mësipërm, të cilat formojnë elementet e veprave penale për të cilat janë akuzuar. Siç thuhet në dosjen e SPAK, kreu i institucio­nit, Judmir Shurdhi, lidhur me dy procedurat e prokurimit, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, si në vitin 2018, ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikim­in e operatorit V.K. person fizik. Ndërkohë, zyrtari Mariglen Myftari, punonjës në IEVP Lushnjë, “në cilësinë e anëtarit të njësisë së prokurimit dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019, ka kërkuar nga operatori ekonomik pjesëmarrë­s i vetëm në të dyja procedurat e prokurimit, një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe në mungesë të dhënies së këtij përfitimi, ka proceduar me skualifiki­min e tij”. “Anëtarët e njësisë së prokurimit, njëkohësis­ht edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer një sërë shkeljesh në kundërshti­m me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke shkelur barazinë dhe lirinë e pjesëmarrë­sve në tenderë, me qëllim kualifikim­in e operatorit ekonomik V.K., person fizik në këto tenderë, në bashkëpuni­m në vitin 2019 edhe me shtetasen Miranda Idrizi, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave”, thuhet më tej.

LIRIMI I LULZIM CAKËS

Emri i Judmir Shurdhit do të bënte bujë edhe në korrik të vitit 2019, pas lirimit të parakohshë­m të të “tmerrshmit” të Beratit, Lulzim Cakës. Ishte vetë ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Etilda Gjonaj, që lajmëroi shkarkimin dhe më pas arrestimin e Shurdhit nën akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës”. Shurdhi u akuzua bashkë me një zyrtar tjetër të Burgut të Lushnjës se i “falën” 4 muaj e 22 ditë Lulzim Cakës. Pas arrestimit, Gjykata e Elbasanit e liroi atë bashkë me zyrtarin nga qelitë. Pak më shumë se dy javë më pas, Shurdhi u kallëzua penalisht nga drejtori i Burgjeve, nën akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës”. Në kallëzim thuhej se Shurdhi lejonte takime më të shpeshta të të burgosurve jo vetëm me familjarë, por edhe me anëtarë të grupeve kriminale. Madje, Shurdhi priste në zyrën e tij edhe të burgosur të dënuar për vrasje, sipas kallëzimit të bërë nga Agim Ismaili më 16 gusht të vitit 2019. Nuk dihet ende se çfarë ndodhi me këtë kallëzim.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Ish-drejtori i Burgut të Lushnjës, Judmir Shurdh
Ish-drejtori i Burgut të Lushnjës, Judmir Shurdh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania