Panorama (Albania)

Abuzuan me tenderë, ndëshkohen 44 punonjës të Bashkisë së Vlorës

-

Tenderët “fundosin” dhjetëra punonjës të zyrës juridike dhe asaj urbanistik­e në Bashkinë e Vlorës, midis tyre dhe drejtorë. Më shumë se pesë 5 persona, shefa të sektorëve të ndryshëm, janë pezulluar nga shërbimi civil për 5 vjet. Ndëshkimet mësohet të kenë ardhur pas kontrollev­e disamujore të ushtruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Burime konfidenci­ale bëjnë me dije se bëhet fjalë për 44 persona dhe se vendimi iu është komunikuar personave të përfshirë, por ende nuk ka një komunikim zyrtar në lidhje me shkaqet e pezullimit, si dhe emrat konkretë. Pritet që vetë KLSH të dalë me një informacio­n zyrtar mbi këtë kontroll dhe abuzimet e vërejtura. Masa e largimit është marrë për tetë punonjës, nga të cilët pesë drejtorë dhe tre specialist­ë; 28 të tjerë janë pezulluar nga e drejta e ngritjes në detyrë, ndërsa për pjesën tjetër, janë dhënë masa disiplinor­e. Në mesin e këtyre të fundit janë një seri profilesh, prej të cilëve dy drejtorë, përgjegjës sektori, specialist­ë dhe mbikëqyrës punimesh. KLSH ka kërkuar që zyrtarët, të cilët janë shefa në disa sektorë, të shkarkohen, dhe të pezullohen nga shërbimi civil për 5 vite. Auditi mësohet të ketë zgjatur disa muaj.

 ?? ?? Bashkia Vlorë
Bashkia Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania