Panorama (Albania)

TENDERËT ME PROBLEME TË ARRSH

-

Tenderi për rrugën Maliqlozha­n i Ri-strelcë nuk është i vetmi, por i radhës, me të cilin ARRSH ka abuzuar duke shpallur fituese jo gjithnjë ofertën më të ulët. Jo më larg se në fund të muajit maj, për mirëmbajtj­en e rrugëve të Korçës është shpallur fituese kompania e vetme e paraqitur “2T” sh.p.k, në pronësi të Dritan Troskit dhe Artan Dakos dhe me një vlerë prej hiç më pak se 99.9% e fondit limit. Haptas, ky tender futet në kategorinë e tenderëve me flamur të kuq. E dyshimtë është se si për një kontratë të tillë prej miliona eurosh, nuk ka pasur konkurrent­ë të tjerë në garë, edhe pse në Shqipëri ka me dhjetëra kompani të kapacitete­ve të tilla. Ngjashëm ka ndodhur edhe me lotin 8 të “Kardhiqdel­vinë”, ku është shpallur fituese kompania “GENER 2”, me 99.7% të fondit limit, në vlerën e 12 milionë eurove.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania