Panorama (Albania)

Sqarimi i SPAK për urdhrin kërcënues

-

“Nisur nga interpreti­met e bëra në media, lidhur me urdhrin e prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit të akteve dhe përmbajtje­s së tyre’ sqarojmë se ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E. Q., kundrejt nënshkrimi­t për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa të dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal ‘Arrest në burg’!

Sqarojmë se Prokuroria, këtë urdhër ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcitua­r. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar po kryen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacio­ni hetimor sekret është transmetua­r te personat që më pas e kanë publikuar atë...”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania