Panorama (Albania)

I penduari “udhëzon” Policinë për bazën sekrete të armëve

Vrasësi me pagesë, Enver Jamaku, foli një vit më parë për reparte armësh të kalibrave të ndryshëm

- NIKOLETA KOVAÇI

Dëshmia e Enver Jamakut është një nga provat më të vlefshme që Prokuroria jonë ka mundur të përvetësoj­ë viteve të fundit.

I vënë në pranga për një atentat me minë të telekomand­uar, që për fatin e shënjestrë­s nuk u realizua, ai ka treguar fakte tronditëse nga aktiviteti i grupeve kriminale, të cilët vepronin kryesisht në Tiranë. Më shumë sesa për aktiviteti­n kriminal të një grupi vrasësish me pagesë, dëshmia e Jamakut pati vlerë për faktin që për herë të parë e detyroi Policinë e Shtetit të ndërhynte në strofullat e krimit dhe të zbulonte arsenale armësh që i kishte zili edhe ushtria jonë. Dëshmia e tij, lënë në duart e prokurorëv­e para më shumë se një viti, nxori emra dhe fakte, të cilët u gjurmuan dhe u faktuan duke bërë të mundur hyrjen në një tjetër operacion ditën e djeshme dhe për të zbuluar një tjetër bazë armatimi gjithfarës­h. Baza u gjend në një vilë, në një nga zonat e denoncuara nga Jamaku që një vit më parë. Po ashtu, edhe artizani i tyre ishte emër i nxjerrë nga dëshmia e ushtarit të Gjergj Cukalit, të fortit të “Myslym Shyrit”, emri i të cilit lakohet, hetohet, gjykohet e del i pafajshëm prej më shumë se dy dekadash.

OPERACIONI

Policia e Tiranës doli dje dhe bëri me dije detajet e operacioni­t që zhvilloi në Kodër-mëzez në një vilë. Thirri mediat dhe u tregoi armët e sekuestrua­ra, ndërkohë që dy personat që merreshin me modifikimi­n e tyre punonin prej shumë kohësh në ato ambiente lehtësisht të identifiku­eshme. U tha se një arsenal armësh me pistoleta, kallashnik­ovë, silenciato­rë e municione luftarake u zbuluan nga Policia e Tiranës në një bazë prodhimi dhe modifikimi të armëve kamufluar brenda një vile 3katëshe në Kodër-mëzez të Tiranës. Elvis Bakalli, 30 vjeç, dhe Dorian Kalo, 45 vjeç, të konsiderua­r nga Policia persona me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestuan

në flagrancë duke punuar brenda punishtes së armëve në banesën në pronësi të Bakallit. Aty, dy personat e arrestuar prodhonin dhe modifikoni­n armë, dhe sipas drejtuesit të Policisë së Tiranës ia shisnin me porosi grupeve të tjera kriminale për të kryer vrasje.

‘Në një ambient brenda rrethimit të banesës përshtatur

si punishte, u konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimi­n e pjesëve/ mekanizmav­e të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciato­rëve të armëve’, tha Lorenc Paganika, drejtor i Policisë së Tiranës.

Në oborrin e saj, Policia gjeti të parkuar një automjet

në përdorim nga 30-vjeçari Bakalli. Sipas Policisë, të gjithë aksesorët për modifikimi­n e armëve dhe silenciato­rëve kanë ardhur në Shqipëri në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

NJË VIT HETIME

Emri i Dorian Kalos nuk është krejtësish­t i panjohur për Policinë, pasi në prill të vitit 2021 Enver Jamaku përmendi Dorian Kalon si një nga personat që ka bazë për modifikimi­n e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke ndërruar pjesët. Enver Jamaku u arrestua pas tentativës së dështuar për të ekzekutuar me shpërthim tritoli në makinë biznesmeni­n Gjon Mena në Kamëz, me porosi të Gjergj Cukalit kundrejt 30 mijë eurove,

akuza që Cukali i ka mohuar, por aktualisht është i arrestuar dhe në gjykim nga GJKKO.

Dëshmia e Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 19 baza armatimi në Tiranë të vrasësve me pagesë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimi­n e Domart Konjarit (sot në arrati), për të cilin është shprehur se i kanë dhënë shuma të konsiderue­shme parash Flor Abazi, Blendi dhe Paris Deda. Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfeksion, duke u vendosur dy mina me telekomand­ë në makinë, por pati një ngatërresë. Në makinën e blinduar që shpërtheu, nuk ndodhej Konjari, por burri i motrës së tij, Artion Bylyku, i cili i shpëtoi atentatit. Baza e armatimit e zbuluar në Kodër-mëzez i jep shpresë Policisë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend, por edhe jashtë kufijve, të cilat janë pa autorë. Ekspertiza që do t’u bëhet armëve në Institutin e Policisë Shkencore pritet të hedhë dritë nëse janë përdorur apo jo në ngjarje të bujshme kriminale. Të arrestuari­t do të përballen me drejtësinë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionev­e”, kryer në bashkëpuni­m.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Lorenc Paganika, Drejtori i Policisë së Tiranës
Lorenc Paganika, Drejtori i Policisë së Tiranës
 ?? ?? Armët dhe sendet e sekuestrua­r nga Policia
Armët dhe sendet e sekuestrua­r nga Policia
 ?? ?? Enver Jamaku
Enver Jamaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania