Panorama (Albania)

Terrorizoi fqinjët me automatik, arrestohet adoleshent­i

-

Një adoleshent përfundoi në prangat e Policisë pasi terrorizoi fqinjët e tij me armë zjarri, duke qëlluar në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjat në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastë­r. Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë lajmëruar Policinë. “Si rezultat i veprimeve intensive dhe profesiona­le, bazuar edhe në informacio­net e marra në rrugë policore, u bë i mundur identifiki­mi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Dh., 17 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastë­r. Ky shtetas dyshohet se në orët e mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatike, në fshatin Gjat, Lunxhëri. Pasi ka qëlluar, 17-vjeçari ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur brenda pak orësh nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, nga Policia është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në ajër, si dhe dy krehra. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar, u gjet edhe një armë sportive, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen përkatëse”, sqaroi Policia. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, ndërsa adoleshent­i akuzohet për dy vepra penale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania