Panorama (Albania)

Nëna shqiptare vrau të birin, del autopsia mjekoligjo­re

Fëmija 2-vjeçar, hemorragji të brendshme dhe plagë në kokë

-

Raporti i parë i autopsisë së djalit dy vjeç e tre muajsh, i vrarë në mënyrë barbare nga nëna e tij shqiptare në qytetin Alicante të Bigastros të Spanjës, konfirmon lëndime të ndryshme që tregojnë për keqtrajtim­in e vazhdueshë­m nga duart e 32-vjeçares së arrestuar. Pas ekspertizë­s nga ana e mjekëve ligjorë, bëhet fjalë për një edemë pulmonare, që shpjegon disa shenja në qafë, të cilat lindin dyshime se ajo ka tentuar ta asfiksojë, ndërsa vogëlushi ka edhe hemorragji të brendshme dhe lëndime të ndryshme në kafkë. Në fakt, sipas vajzës tetëvjeçar­e të të arrestuarë­s për vrasjen e njërit prej binjakëve dhe keqtrajtim­it të tjetrit, nëna e la djalin pa ndjenja duke e mbytur me peshqir një ditë para ngjarjes që i mori jetën. Vajza 8-vjeçare, e cila ka ardhur në jetë nga një lidhje e mëparshme e gruas dhe që jeton me të atin, vizitoi të ëmën dhe vëllezërit e saj të

premten e shkuar. Në deklaratën para agjentëve të Policisë Gjyqësore të Gardës Civile, ajo nuk e ka pranuar të ketë vrarë djalin e tij, ndërsa Gjykata e ka lënë pranë hekurave me akuzën e vrasjes në familje.

FËMIJËT, POZITIVË ME KOKAINË

Pavarësish­t se deri më tani nuk kishte dosje në Polici, nëna 32-vjeçare me

origjinë shqiptare, kishte tërhequr kujdestari­në e binjakëve për shkak të problemeve të varësisë nga droga. Në fakt, foshnjat rezultuan pozitive për kokainë kur lindën, kështu që një gjykatë e tërhoqi kujdestari­në derisa u zbulua se gruaja u rehabilitu­a rreth 1 vit pas lindjes së binjakëve. Ngjarjet ndodhën rreth orës 21:15 të së shtunës së kaluar, më 11 qershor, kur një telefonatë në numrin e urgjencës njoftoi për një aksident të dyshuar në familje, që ndodhi në një rrugë qendrore në qytetin e Bigastros. Telefonata është bërë nga gruaja, e cila në atë moment ishte vetëm me fëmijët. Siç shpjegoi ajo pas mbërritjes së shërbimeve shëndetëso­re dhe agjentëve të Gardës Civile dhe Policisë lokale, njëri nga fëmijët kishte goditur kokën me tavolinë, duke humbur ndjenjat. Personeli shëndetëso­r u përpoq ta ringjallte djalin e vogël, por pa sukses, kështu që vdekja e tij u vërtetua vetëm njëzet minuta më vonë. Në orën 22:00, ekipi i Policisë ka shkuar për të kryer inspektimi­n teknik në banesë. Ata kanë konstatuar kontradikt­a mes deklaratës së nënës dhe shenjave të para të vërejtura, shkruajnë mediat spanjolle. Edhe fëmija tjetër kishte shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit.

 ?? ?? Shqiptarja e arrestuar në Spanjë
Shqiptarja e arrestuar në Spanjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania