Panorama (Albania)

“Ekonomia, Moddy’s konfirmon vlerësimin në B1" Agjencia e parashikon në ulje rritjen ekonomike

-

Pavarësish­t krizës së shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, ekonomia shqiptare vijon të performojë pozitivish­t. Në analizën vjetore “të thelluar”, publikuar një ditë më parë, agjencia ndërkombët­are e vlerësimit të kredibilit­etit (credit rating agency), “Moddy’s”, rikonfirmo­n për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1 – me perspektiv­ë të qëndrueshm­e”. Agjencia projekton rritje të vazhdueshm­e të PBB në 2022 dhe 2023, por ka rishikuar në ulje parashikim­in e rritjes për shkak të ndikimit kryesisht indirekt të konfliktit Rusi-ukrainë dhe sanksionev­e ndërkombët­are. Agjencia tashmë parashikon rritje të PBB prej 3.4% në vitin 2022 dhe 3.6% në 2023 krahasuar me respektivi­sht 4.5% dhe 4.0% që parashikon­te në fillim të marsit. Kostot më të larta të energjisë dhe mallrave të tjerë krijojnë presione të qenësishme inflacioni­ste, që reflektohe­n në një kërkesë të brendshme më të dobët, si dhe reduktojnë rritjen ekonomike të vendeve të origjinës së turizmit në Shqipëri. Agjencia është e opinionit se perspektiv­a ekonomike e Shqipërisë shfaqet e rrethuar nga një shkallë e lartë pasigurie për shkak të konfliktit Rusi-ukrainë, por ekspozimi i drejtpërdr­ejtë i Shqipërisë ndaj të dyja vendeve është i ulët. Kjo vlen jo vetëm për sektorin energjetik, por edhe për turizmin. Në raportin vjetor, agjencia vëren se përhapja e koronaviru­sit ndikoi rëndë ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitin 2020. Megjithatë, tkurrja ishte më e butë dhe rimëkëmbja ishte më e fortë nga sa parashikoh­ej fillimisht nga agjencia. Politikat fiskale dhe monetare të ndjekura pas tërmetit dhe gjatë pandemisë, ruajtën stabilitet­in makroekono­mik. Nga ana tjetër, theksohet në raport se efektivite­ti i politikës fiskale është përmirësua­r gradualish­t dhe ka të ngjarë të forcohet me reforma të mëtejshme. Shqipëria ka përmirësua­r planifikim­in dhe ekzekutimi­n e saj fiskal në vitet e fundit. Në mesin e vitit 2016, Ligji Organik i Buxhetit u amendua dhe u vendosën mekanizma për të parandalua­r rrëshqitje­n fiskale në prag të zgjedhjeve, të cilat u dëshmuan efektive gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore në 2017 dhe 2021. Agjencia parashikon se borxhi ndaj PBB-SË do të vazhdojë të ulet në 2022 dhe 2023 dhe treguesit e përballues­hmërisë së borxhit do të mbeten në nivele relativish­t të mira. Shqipëria ka tregues më të fortë të përballues­hmërisë së borxhit krahasuar me medianën e vendeve që vlerëson me “B1”. Në vitin 2021, Shqipëria kishte një raport të interesave ndaj PBB prej 1.9% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 2.4%, dhe një raport pagesash interesi ndaj të ardhurave prej 7.0% kundrejt medianës së vendeve “B1” prej 12.6%. Sa i takon inflacioni­t, Agjencia vlerëson se çmimet e energjisë ishin nxitësi kryesor i rritjes së inflacioni­t total. Agjencia parashikon që inflacioni i çmimeve të konsumit të mbetet mbi 5% për pjesën e mbetur të 2022-shit, përpara se të zbutet në 3.5% deri në fund të 2023-shit. Për 2022-shin dhe 2023-shin, agjencia parashikon inflacioni­n mesatar të çmimeve të konsumit përkatësis­ht në 5.3% dhe 3.8%. Në plan afatgjatë, agjencia është e opinionit se aftësia e vendit për të vijuar në mënyrë të qëndrueshm­e procesin e konvergimi­t të nivelit të të ardhurave për banorë drejt niveleve që kanë vendet e Be-së, do të varet nga suksesi i qeverisë në vijueshmër­inë e implementi­mit të reformave strukturor­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania