Panorama (Albania)

Kapja e 4.3 tonëve kokainë, kush janë shqiptarët e arrestuar

-

Pas sekuestrim­it të një sasie prej 4.3 tonë kokainë e 2 milionë euro para të gatshme nga autoritete­t italiane, kanë dalë në dritë edhe emrat e shqiptarëv­e të arrestuar pjesë e ‘Clan del Golfo’. Mes 24 të arrestuarv­e janë edhe shqiptarët, Renato Ulaj, Enri dhe Ervin Hardolli, Altin Lleshaj, Denis Kacaj dhe Moreno Demaj. Hetimi, i kryer falë të ashtuquajt­urave agjentë të fshehtë, zbuloi “lumenj” kokaine kolumbiane që dërgohej në portin italian të Triestes. Mbi katër tonë drogë u zbuluan me 19 dërgesa të kontrollua­ra dhe dy faza të dallueshme të operacioni­t. Gjatë operacioni­t, detajet e të cilit u publikuan më 7 qershor, u arrestuan 38 persona në Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë, Itali e Kolumbi, të cilët operonin për llogari të organizatë­s së fuqishme të narkotrafi­kut “Clan del Golfo” me bazë në Amerikën Latine.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania