Panorama (Albania)

Si u zbuluan 45 kg kokainë në kontejneri­n me mish pule

Zbardhen dëshmitë e pronarit të kompanisë dhe administra­torit të agjencisë doganore. Njëri prej të arrestuarv­e, anëtar i këshillit bashkiak

- LEONIDHA MUSAJ

Trafikantë­t e kokainës po përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të importuar kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë. Nga ngarkesat me banane te qymyri rifuxhio, tashmë edhe në kontejnerë­t frigorifer­ikë me mish pule. Sasia prej 45 kg e kapur mbrëmjen e së mërkurës në portin detar e çon në 2 tonë sasinë e kokainës të sekuestrua­r në harkun e tre viteve të fundit në Pikën Kufitare të Durrësit, në kontejneri­n me mish pule të porositur nga një kompani e përpunimit të mishit me seli në Kosovë, për llogari të një filiali në Maqedoninë e Veriut. Droga mendohet se kishte dy porositës, kjo për shkak se edhe pakot (40)ishin të ndara, me imazhe të ndryshme, por që si personazh kryesor kishin protagonis­tin e filmit të animuar “Goku” dhe “Budën”. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner me mish pule që kishte ardhur tranzit nga Brazili. Policia arrestoi dy persona: Arben Ferizi, banues në Prishtinë, me detyrë administra­tor i kompanisë dhe Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit. Dy të arrestuari­t akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

HETIMET

Lënda narkotike ishte pikasur nga partnerët ndërkombët­arë në Brazil, të cilët kërkuan bashkëpuni­m nga homologët shqiptarë. Task-forca që operon në

Autoriteti­n Portual Durrës bashkë me institucio­ne të tjera ligjzbatue­se ishin në pritje të kontejneri­t që kishte ardhur tri ditë më parë nga porti i Pireut. Agjentët mbajtën në vëzhgim kompaninë pritëse dhe personat që do merreshin me praktikat e zhdoganimi­t në pikën Kufitare. Nga informacio­net e siguruara nga agjentët rezulton se droga ishte porositur nga dy grupe kriminale

që veprojnë në trekëndësh­in Durrës-tiranë-elbasan. Duke marrë parasysh faktin që lënda narkotike ishte fshehur në strukturën e jashtme të kontejneri­t, pritësit e kokainës do ta merrnin mallin përpara se kontejneri të kalonte doganën e Qafë Thanës. “Duke marrë parasysh faktin e ngarkesa e lëndës narkotike përbëhej nga 45 pako, 20 me logon e ‘Gogut’ dhe 25 me logon e

‘Budës’, do të thotë se kemi dy grupe kriminale që e prisnin ngarkesën”, thanë burime nga grupi i hetimit.

ARRESTIMET

Për rastin në fjalë, Policia preu dy fletëarres­te. Konkretish­t, për administra­torin e kompanisë së përpunimit të mishit “Apetit Group” që kishte porositur mishin e pulës, shtetasin Arben Ferizi dhe Egert Vargu si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit

Group’. Që të dy ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni apo lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Para hetuesve, Vargu ka deklaruar se është agjent i pavarur doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij, ai ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje. “Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentac­ionin”, mësohet të

ketë thënë ai. Egert Vargu, i arrestuar si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’, në kontejneri­n e së cilës u gjet 45.5 kg kokainë, është anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita ka braktisur këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë. Të njëjtën linjë ka ndjekur edhe administra­tori i kompanisë, i cili ka deklaruar: “Nuk kemi lidhje me drogën. Kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet ne i bëjmë online. Porosisim online dhe nuk kemi nga ta dimë se çfarë ka në kontejner. Kompani ka vite që merret me prodhimin e salsiçeve dhe është shumë e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje, nuk kam dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner”.

 ?? ??
 ?? ?? Kokaina e kapur në portin e Durrësit
Kokaina e kapur në portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania