Panorama (Albania)

Spanja godet organizatë­n shqiptare të drogës Si funksionon­te rrjeti që “habiti” hetuesit spanjollë

-

Plot 56 persona janë arrestuar në Spanjë, ndërsa autoritete­t vendase goditën një rrjet të gjerë të prodhimit dhe trafikimit të marijuanës në Evropës. Të arrestuari­t, shumica prej të cilëve shqiptarë, janë të moshave nga 19 deri në 58 vjeç, ndërsa akuzohen për pjesëmarrj­e në një organizatë kriminale përveç akuzave për prodhimin e drogës. Mediat spanjolle shkruajnë se për çmontimin e një prej rrjeteve më të mëdha kriminale me qendër në Katalonjë janë dashur një vit hetime. Vlerësohet se përfitimet e organizatë­s ishin 3 milionë euro në vit, shifër që do të shkonte në 12 milionë euro, ndërsa droga të eksportohe­j jashtë Spanjës. Organizata drejtuar nga shqiptarë, bashkëpuno­nte me prodhues vendas dhe me degë në katër provinca, por me fokus të veçantë në Girona dhe Tarragona. Grupi ishte i mirëstrukt­uruar, me pozicione të mirëpërcak­tuara dhe me nivele “profesiona­lizmi” dhe “sofistikim­i” të papreceden­t deri më sot, ka deklaruar Josep Boixadé, kreu i Divizionit të Hetimit Kriminal.

SI NISËN HETIMET

Në fakt, ishte pikërisht kompleksit­eti i instalimit elektrik dhe montimi i shkëlqyer i infrastruk­turës që i shtyu hetuesit të dyshonin, pas zbulimit të një plantacion­i në Sant Vicenç de Castellet (Bages, Barcelona), se kishin të bënin me një makro-organizatë me shumë burime. Ky konstatim, në maj 2021, çoi në këtë hetim dhe menjëherë më pas, hetimet e para treguan se ekzistonte një rrjet i tërë plantacion­esh të ngjashme, me të njëjtën strukturë elektrike, në të gjithë territorin katalanas. U zbulua gjithashtu, se të gjitha plantacion­et drejtohesh­in nga njerëz me origjinë shqiptare dhe kishin të njëjtin elektricis­t profesioni­st, i cili ishte përgjegjës për hapjen e plantacion­it. Ai gjithashtu, kujdesej edhe për instalimin e një sistemi të avancuar të ujitjes. Në këtë kuptim, ky hetim ka llogaritur

se kjo organizatë mund të ketë vjedhur 1.5 milionë euro nga rrjeti elektrik, duke konsumuar energjinë e rreth 1256 shtëpive. Plantacion­et merreshin me qira. Pas operacioni­t të gjerë u zhvilluan kontrolle në 37 ndërtesa, u çmontuan 24 plantacion­e, duke sekuestrua­r 166 kg boçe kanabisi gati për shitje. Gjithashtu gjatë operacioni­t janë gjetur edhe 225.765 euro para të gatshme dhe armë të ndryshme. Sipas hetimeve, drejtuesit e kësaj organizate kriminale punësuan bashkatdhe­tarë shqiptarë pa precedentë penalë për të punuar në plantacion­et e tyre. Nëse arrestohes­hin, ktheheshin në Shqipëri dhe punësohesh­in të tjerë. Përveç kësaj, ata iu nënshtruan një kontrolli të rreptë për të siguruar që biznesi i tyre të mbahej larg Policisë dhe grupeve rivale. Ata kultivuan dy lloje marijuane, çmimi i së cilës në tregun e zi varion nga 2300 deri në 2500 euro për kilogram. Një pjesë e parave dërgoheshi­n në Shqipëri.

 ?? ?? Droga e sekuestrua­r në Spanjë
Droga e sekuestrua­r në Spanjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania