Panorama (Albania)

Përplasja e armatosur me Xhevdetmus­tafënnërro­gozhinë, rrëfimi i ish-kreut të Policisë

Kujtimet e Kasëm Kaçit, ish-drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë “Vrau të zotin e shtëpisë në sy të 7 fëmijëve, pasi i drejtoi çiften, ndërsa kishte marrë peng më parë taksinë e një çifti që sapo martohej”

- RROGOZHINE XHEVDET MUSTAFA

Kjo është historia më e hollësishm­e e shkruar ndonjëherë për grupin e Xhevdet Musftafës, që në vitin 1982 zbarkoi në bregdetin shqiptar me qëllimin e vetëm të shkonte në Tiranë dhe të ekzekutont­e Enver Hoxhën. Një histori që vjen e rrëfyer nga një prej njerëzve që e njohin më mirë, pasi autori i këtyre radhëve, Kasëm Kaçi, në këtë kohë ka qenë me detyrë Drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë dhe njëkohësis­ht një nga drejtuesit e operacioni­t për kapjen apo asgjësimin e Xhevdet Mustafës të ngujuar në një banesë në fshatin Zhamë të Lushnjës. Autori i këtij rrëfimi e ka përmbledhu­r këtë histori në librin e tij të sapo botuar “Zbulimi dhe parandalim­i i krimeve”.

“Ishte ditë e diel, ora 7 e mëngjesit 25 shtator 1982. Oficeri i gatishmëri­së operative të Ministrisë së punëve të Brendshme kolegu im, Dhimitër Krisafi, më njofton në telefon se qysh dje paradite zv. shefi i policisë së rrethit Lushnjë, së bashku me punëtorin e policisë së zonës së Divjakës dhe dy shokë të tjerë, pasi kishin mbaruar stërvitjen me rezervistë­t e postës së policisë Divjakë në plazh, ishin nisur me barkën shpëtuese të policisë për të shkuar te pika e peshkatarë­ve që ishte afër hidrovorëv­e dhe se ata nuk ishin kthyer e gjendur akoma, me gjithë kërkimet që ishin bërë deri në atë kohë nga Dega e Punëve të Brendshme Lushnjë. Pa humbur kohë u nisa për në Ministri, për të sqaruar situatën dhe për të marrë masat përkatëse…”

“…Makina që unë kisha ishte shumë e amortizuar dhe i mungonte ajo shpejtësi që duhej të ecja për të shkuar në vendin e ngjarjes, edhe benzinën e kishim me limit. Rrugës, tek kombinati i drurit “Misto Mame” më arrin ministri i Punëve të Brendshme (Hekuran Isai). Ndalon automjetin dhe më merr me vete në automjetin e tij. Sa hyra brenda në makinë, ai më informoi se zv.shefin e policisë me dy shokë të tjerë të tij i kishin gjetur të vrarë në Divjakë, në Tokën e Vdekur (kështu quhet vendi ku u gjetën kufomat, ishte një rrip toke i rrethuar me ujë)...”

“…Në rrethin e Lushnjës ishte bërë bllokimi i rajonit të Divjakës si dhe gjithë zonës, duke përfshirë daljet nga masivi i pyllit të Divjakës në gjithë gjatësinë e tij, bregun e lumit Shkumbin, kodrat e Divjakës, Çermën, Rrogozhinë­n si dhe krahun e Fierit. Në disa vende dominuese u caktuan dhe vrojtues...”

“...Banda sa kishte zbritur në buzë të detit, ishte ngujuar e hapur transhe të maskuar rreth 225 metër larg buzës së detit. Atje në transe u gjetën materiale luftarake të rëndësishm­e, një pushkë e shkurtër e precizonit të lartë me dylbi speciale, automatikë, 3 revolverë, municion i bollshëm, litar najloni për ngjitje në lartësi e mjete të tjera që i nevojitesh­in një bande si dhe radiondërl­idhje...”

“...Me gjithë kërkimet që bëheshin në zonën e Divjakës ishte e qartë nga gjetja e varkës në afërsi të plazhit të pushimeve dhe pikës së hapjes se banda e kishte kaluar vendin ku kërkonim...”

PËRPLASJA

“...Në klubin e Rrogozhinë­s që ishte në krah të djathtë të rrugës, sa merr kthesën për të ardhur në Lushnjë, dikush dyshon për dy persona, të cilët shkuan në një lokal dhe kërkuan për të pirë birrë. Menjëherë shkuan dhe informuan policin e shërbimit të trafikut që qëndronte në kryqëzimin e rrugëve të Rrogozhinë­s.

Polici i trafikut menjëherë merr me vete një anëtar të grupit të bashkimit vullnetar që ishte në afërsi të tij dhe me shpejtësi ju dalin atyre përpara se të futeshin në stacion, ballë për ballë me ta. Polici i ndalon dhe ju kërkon letërnjoft­imet. Njëri prej tyre u dorëzua, u kap dhe u çarmatos, ndërkohë tjetri largohet me shpejtësi në drejtim të fushës ku ishin lënë nga transporti disa elementë për qendra zjarri të ushtrisë. Polici i thirri për të ndaluar, por ai hapi zjarr në ecje e sipër kundër tij.

Ndërkohë polici tjetër vihet në ndjekje të tij. Anëtari i grupit të bashkimeve vullnetare së bashku me policin e lidhën të panjohurin dhe së bashku me dy shokë të tjerë e shoqëruan për në postën e policisë së Rrogozhinë­s... I panjohuri i dytë që vraponte drejt elementëve të bunkerëve në ecje e sipër kthehej me shpejtësi nga para-mbrapa duke u hedhur me kërcime qëllonte me pistoletë me të dy duart në drejtim të policit, pastaj rikthehej e vazhdonte vrapin, derisa u fut në grumbullin e elementëve të qendrave të zjarrit, ku ishte më i sigurt dhe prej andej qëllon policin, i cili shfrytëzon­te për mbrojtje trasenë e linjës hekurudhor­e...”

“...Në kohën kur viheshin përpjekje për ta kapur të gjallë këtë diversant, një anëtar i grupit të bashkimit vullnetar shkon në pikën e hapjes së ushtrisë aty pranë dhe i merr rojës pushkën e tij, duke i shkuar diversanti­t pas shpine. I kërkoi të dorëzohej, por ai përsëri hapi zjarr edhe kundër tij. Kështu që si mbeti gjë tjetër veçse të qëllonte mbi të për ta asgjësuar...”

VEPRIMET E XHEVDETIT

Në kohën kur dy pjesëtarët e bandës shkuan në klubin e Rrogozhinë­s për të ngrënë e për të pirë ndonjë pije freskuese, Xhevdeti kishte qëndruar në stacion së bashku me personin që e kishte marrë peng në Divjakë si udhërrëfye­s, derisa të ktheheshin shokët e tij. Në kohën kur ai dëgjoi armët, kupton se dy shokët e tij kishin rënë në përpjekje dhe menjëherë zbret poshtë në stacion ku gjen një automjet tip “ZIS”, hipën në të, ndez motorin dhe niset në drejtim të Kavajës. Sa del nga Rrogozhina, në kthesën e kodrave me pisha, i ndalon automjeti për mungesë karburanti, zbret nga andej dhe ndalon një taksi me të cilën po udhëtonin një nuse së bashku me dhëndrin që po martoheshi­n atë ditë, për të shkuar në shtëpinë e tyre. Xhevdeti me pistoletë në dorë ndalon taksinë, qëllon me pistoletë drejt tokës dhe zbret me forcë nga automjeti çiftin e ri duke i mashtruar e paraqitur si njeri i Sigurimit ju tha: “Zbritni shpejt se kemi një punë urgjente në Tiranë, është plagosur udhëheqësi kryesor e duhen marrë masa”.

Në këtë mënyrë ai hipën prapa shoferit në taksi duke e kërcënuar i thotë: “Shpejt, ec përpara në drejtim të Lushnjës”. Shoferi kupton se nuk ka të bëjë me një njeri të Sigurimit, por me një diversant dhe niset në drejtimin e urdhëruar dhe me qëllim, sipas tij, që ta kuptojnë për ti dalë përpara, ai ndez dritat e makinës porsa u fut në qytetin e Rrogozhinë­s. Askujt nuk i shkoi mendja për këtë pasi siç duhet ndezja e dritave dhe ecja me shpejtësi janë sinjale për urgjenca, prandaj dhe nuk u kuptua nga askush në qytet. Sipas shoferit, ai mendoi

të rrëzonte automjetin në urën e Rrogozhinë­s, por pastaj i shkoi mendja se më përpara me siguri do të ndeshtë në postblloqe të policisë dhe do të ndalohej. Shoferi mendonte se si mund ta godiste vetë në makinë por nuk kishte asnjë mjet dhe mundësi, veç kur ta ndalonin të hidhej sipër për t’i kapur duart, mundësi veç kur ta ndalonin të hidhej sipër për ti kapur duart, megjithëse Xhevdeti i rrinte pas shpine me revolver në dorë duke ia mbajtur mbrapa kokës. Gjatë gjithë rrugës shoferi përpunonte në kokën e tij planin se si mund t’i hidhej, si ti kapte duart kur ta ndalonin dhe në pamundësi të kësaj përpunonte idenë ku ta përplaste me makinë dhe ja momenti erdhi. Porsa afrohet në Çermë, tek kthesa e Divjakës, ku ishte pika e kontrollit, Xhevdeti e urdhëron që të kalojë postblloku­n dhe ta fusë automjetin në anën e majtë të rrugës që shkonte drejt kodrave (kjo ishte një rrugë shumë e shkurtër).

Në kohën kur punonjësit e policisë, në pikën e kontrollit po kontrollon­in 2-3 automjete të tjera, taksia me drita të ndezura futet anash, në krahun e majtë që ishte i lirë, duke dhënë sinjalin e kthimit, kështu i shpëtuan ndalimit para postblloku­t për kontroll nga punonjësit e policisë, por policët e panë dhe njëri prej tyre vihen në ndjekje të taksisë në drejtim të kodrës, përmbi lokalet, për të ndjekur veprimet e automjetit që nuk ndaloi. Taksia, pasi përshkoi rreth 200 metër rrugë, ndalon, nuk kishte më mundësi kalimi. Në këtë kohë Xhevdeti zbret nga automjeti dhe ecën me shpejtësi drejt rrugës këmbësore. Në fund të vreshtës, nën trasenë hekurudhor­e, në largësi 30-40 metër i del përpara një fshatar me çifte në dorë, i cili ishte duke vrojtuar, por akoma nuk e dinte se me kë kishte të bënte dhe në kohën kur ai do të fillonte të fliste, e të komunikont­e me të, Xhevdeti në befasi, pa komunikuar fare me të, qëllon kundër tij me pistoletë dhe i pret tytat e çiftes duke ja nxjerr atë jashtë përdorimit dhe me shpejtësi shkon në një shtëpi të veçuar midis vreshtave, në fund të një bregoreje të vogël afër xhadesë, rreth 200 metër. Në kohën kur Xhevdeti tenton të futet në shtëpi, në njërën nga dhomat i del përpara i zoti i shtëpisë dhe e ndalon. Kërkoi prej tij kush ishte dhe çfarë kërkonte. Xhevdeti, i trembur nga ky fshatar trim, që nuk donte t’ia dinte se me kë kishte të bënte, nxjerr pistoletën dhe e vret në sy të 7 fëmijëve të tij. Ndërkohë nga krahu i kundërt i shkon kontrollor­i i qarkullimi­t rrugor, i cili duke mos ditur në cilin vend ndodhej Xhevdeti, mundohet me shpejtësi të dalë mbrapa shtëpive për ta kapur atë, por Xhevdeti që e sheh nga dritarja e dhomës së shtëpisë, hap zjarr në befasi dhe e vret edhe kontrollor­in e qarkullimi­t rrugor të ushtrisë. Pastaj merr fëmijët me forcë dhe i fut në një nga dhomat që ishte më e sigurt. Pasi futet brenda, mbyll derën e dhomës, duke vendosur pas saj bufenë që kishte peshë të rëndë që të mos mundej të hapej nga jashtë. Të njëjtën punë bën dhe me

 ?? ?? Shtëpia ku u strehua Xhevdet Mustafa e dëmtuar nga blindi
Shtëpia ku u strehua Xhevdet Mustafa e dëmtuar nga blindi
 ?? ?? Kasëm Kaçi, ish-drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë
Kasëm Kaçi, ish-drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania