Panorama (Albania)

Negociatat­memustafën­nëprezencë tëhekurani­saitemuhoa­sllanit

Kasëm Kaçi: Xhevdeti na kërkoi kohë për t’u dorëzuar ndërsa mbajti për disa orë peng fëmijët, ku njëri prej tyre ishte i plagosur në krah

-

penxheren, gjysmën e saj e bllokon me një raft tjetër dhe fillon t’u bëjë presion fëmijëve. Njërin nga fëmijët e vegjël 3-4 vjeç Xhevdeti e kishte plagosur në krah dhe atë e kishte futur në dhomë, i cili qante nga dhimbja. Ai mendoi të shpëtonte lëkurën e tij duke mbajtur peng fëmijët, duke mbajtur aty edhe fëmijën e plagosur.

Sa kisha mbërritur në pikën e kontrollit të Çermës mësova situatën që njëri nga diversantë­t ishte futur në një shtëpi. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu më kërkon dhe më thotë: “Shko merr drejtimin e veprimeve në vendin ku ishte futur diversanti”. Në këtë vend kishin shkuar para meje dhe qëndronin karshi shtëpisë ku ishte futur diversanti, Hekuran Isai, anëtar i Byrosë Politike dhe Ministri i Brendshëm (i cili gjithashtu sa më pa, më porositi për kujdesin që duhet të bëja) dhe Muho Asllani, anëtar i Byrosë politike. Aty kishte kaluar edhe Lenka Çuko anëtare e Byrosë dhe sekretare e K.P të Lushnjës dhe kishte shkuar në Lushnjë, e cila, siç më thanë, nuk di sa e vërtetë ishte, Ramiz Alia i kishte dhënë porosinë që të largoheshi­n nga vendi i operacioni­t dhe të lejonin të vepronte ai që ishte ngarkuar të drejtonte operacioni­n...

ORGANIZIMI I RRETHIMIT

..Për të siguruar kapjen e tij u kryen dy rrethime, rrethimi i afërt, bllokimi i shtëpisë, hyrjeve e daljeve dhe rrethimi i largët... Tek dera e daljes nga dhoma ku ishte futur Xhevdeti u vendosën dy oficerë me përvojë të përgatitur fizikisht dhe të aftë për ta paralizuar menjëherë në rast daljeje të tij. Në këndin e shtëpisë nga jashtë, (krahu jugor) ngjitur me murin e dhomës ku ishte diversanti u vendosën dy nënoficerë të tjerë me automatik që kontrollon­in daljen nga dritarja e dhomës dhe kishin fushëpamje të plotë me kënd zjarri përpara, që e kontrollon­in mirë gjithë vendin.

Në krahun tjetër të dhomës (nga veriu) në largësi 6-7 metra u vendosën dy nënoficerë sampistë me kënd vrojtimi të plotë të dritares së dhomës ku ishte diversanti, të cilët në rast zjarri kishin pamje të plotë ballore dhe kryqëzonin zjarrin me dy shokët e tjerë në krah të kundërt (krahun jugor). Mbi tavanin e dhomës u fut një oficer, i cili herë pas here provokonte me trokitje dërrasat për t’i bërë presion dhe për të siguruar në rast se mund të bënte ndonjë tentativë për të dalë nga tavani, gjë që ishte e pamundur. Po kështu, për siguri edhe në çatinë e shtëpisë ishte vendosur një shënjues i precizioni­t, i cili nga çdo krah kishte këndvështr­im të plotë...

“...U mësua se Xhevdet Mustafa ishte i armatosur me një revolver, i cili mbante 16 fishekë. Revolveri kishte dhe silenciato­r. Sipas llogarive që u bënë deri në kohën kur ai u rrethua në shtëpinë ku kishte hyrë forcërisht duhej të kishte në pistoletë jo më shumë se 3- 4 fishekë, pasi kishte qëlluar disa herë...”

“...I gjithë qëllimi ynë ishte të shpëtohej me çdo kusht jeta e fëmijëve. Xhevdet Mustafës

të mos i jepej më asnjë mundësi që të vriste njerëz të tjerë dhe me çdo kusht të kapej i gjallë. Për t’ia arritur këtij qëllimi u përpunuan disa variante dhe u ndërmorën disa veprime: -Ju kërkua Xhevdetit që të dorëzohej, duke e shoqëruar këtë kërkesë me presion psikologji­k. Ju tha se nuk kishte rrugë tjetër, ishte i rrethuar, veç të dorëzohej dhe ai ndjente këtë që ishte i rrethuar dhe nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi. Ai nuk pranoi...”

DIALOGËT ME XHEVDETIN

“...Ai kujtoi se nuk se nuk njihej akoma nga organet tona se kush ishte. Ai kërkoi t’i jepej afat për t’u dorëzuar deri në mbrëmje (kishte qëllim që të përfitonte nga errësira për t’u larguar). Ju dha përgjigje e prerë, duke përsëritur kërkesën për t’u dorëzuar. Ai përsëri refuzoi. -Ju bë thirrje të nxirrte fëmijët jashtë nga dhoma, por ai nuk pranonte. Ju i vrisni fëmijët, -thërriste nga brenda, -po të dalin jashtë! Kjo ishte e vetmja shpresë që mendonte ai se me anën e fëmijëve mund të çante rrethimin dhe të largohej, prandaj kërkonte afat deri në mbrëmje për t’u dorëzuar, me qëllim që mund të përfitonte nga errësira dhe se në këtë kohë nuk do të mund ta dallonin duke dalë në mes të fëmijëve. U bënë tentativa për të hapur derën me forcë dhe e shtymë atë dy-tre herë, por ajo nuk hapej, duke bërë presion me anë të hapjes së zjarrit në ajër me automatik, por edhe kjo nuk dha rezultat.

-U studiua mundësia për të hapur disa dërrasa të tavanit të dhomës nga sipër që mund ta shikonin e vrojtonin në çfarë vendi qëndronte dhe nëse jepej mundësia për të vepruar kundër tij. Me gjithë vështirësi­të që paraqiste kjo punë për shkak të vetë pozicionit të ndërtesës ajo mund të bëhej, por zor se mund të arrihej qëllimi. Pasi jo vetëm që Xhevdeti qëndronte në mes të fëmijëve, por edhe shokët që do të hidheshin njëherësh brenda në dhomë, 3-4 vetë ai kishte të gjitha mundësitë për t’i dëmtuar ata rëndë. Ne nuk donim kurrsesi të vriteshin njerëz të tjerë.

-Dorëzohem edhe unë, - tha Xhevdeti, - po qe se m’i bini këtu t’i shoh shokët. Ata ma dinë edhe emrin kush jam.

-Xhevdet, - foli në emër drejtuesi i veprimeve operative ne të njohim shumë mirë se kush je, të njohim edhe familjen tënde, shokët e tu na e kanë treguar, prandaj dil jashtë se do t’i shohësh dhe ata që kërkon ti. Kur mori vesh se ju fol në emër, mesa duket kjo i ra e papritur, ndërpreu bisedën. Kujtuam se po përgatitej për të marrë ndonjë kundërvepr­im, pasi nuk pritej që ai mund të dorëzohej. Ishte e qartë se ai kërkonte shokët e tij për t’ia sjellë atje jo për t’u dorëzuar, por që t’i jepej mundësia për t’i vrarë, me qëllim që të mos dilte asgjë nga goja e tyre për misionin që u kishin ngarkuar ata që i kishin dërguar në Shqipëri.

-Ju po merreni me mua këtu, - foli Xhevdeti nga brenda me një ton më të ulët se herët e tjera dhe si i penduar që po tregonte një sekret, - por ju nuk e dini se çdo të bëhet sot në Tiranë. Atje janë 270 vetë që do të veprojnë e do kërcasë pushka. (Këto thënie të tij ai i bënte ndoshta edhe me qëllim për të bërë presion ose për të tërhequr vëmendjen e forcave që vepronin kundër tij, gjë që ishte logjike, ose do ja kishin thënë ustallarët e tij kur e nisën për në Shqipëri për ta inkurajuar, nëse nuk fshihej gjë tjetër që ishte e lidhur me situatën dhe detyrat që i ishin ngarkuar kësaj bande). Në përgjigje të thënies së tij, drejtuesi i operacioni­t i tha:

-Xhevdet, në Tiranë deri tani janë kapur 269 prej tyre, pra ju jeni i fundit.

Pas kësaj deklarate Xhevdeti e mbylli gojën dhe nuk foli më. Atij ju tha se do t’i sillnin nënën dhe vëllezërit e tij të nderuar dhe korrektë që s’kishin asgjë të përbashkët me qëndrimin e tij.

-Unë i vras edhe ata, - u përgjigj Xhevdeti.

-Edhe nënën, që të ka bërë kokën? I tha drejtuesi i operacioni­t.

-Po, u përgjigj ai i xhindosur dhe si egërsirë që nuk i kishte mbetur asgjë njerëzore. Dikush nga shokët që vepronin aty i foli dhe i tha Xhevdetit:

-Dorëzohu “o shok”, sepse do të kesh lehtësira. Në fakt ai i foli me tallje, kurse Xhevdeti i’u përgjigj:

-U ftofsh në tajare, or ti!

Me këtë donte të thoshte:

“Pse nuk e di unë se çdo më presë?”

Kjo rezistencë e Xhevdet Mustafës për të mos u dorëzuar ishte e kuptueshme dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi ai kishte vrarë deri në atë kohë gjashtë njerëz dhe kishte plagosur një fëmijë...

...Xhevdet Musfatës iu bë thirrja e fundit për t’u dorëzuar dhe me të vërtetë ai e kuptoi se tani i kishte ardhur fundi. Foli me gjysmë zëri dhe pa shpresë:

-A mund të më jepni edhe një orë afat (i shkonte variantit që të errësohej) dhe ndërkohë (siç shpjegoi edhe një nga fëmijët që kishte brenda në dhomë me të) mori shishen e vajit dhe po lyente trupin, duart, gjoksin, shpatullat e mesin, pra po përgatitej edhe ai për kontaktin fizik, kur pa diagaçin që i qëndronte përkarshi dhomës ku ai ishte futur.

-Asnjë lloj afati e kushti nuk japim! -ia preu shkurt drejtuesi i veprimeve. -Po deshe dil tani dhe dorëzohu, ndryshe do të fillojmë nga veprimet për t’u asgjësuar. Në këtë mënyrë Xhevdet Mustafës i kishin mbetur vetëm dy alternativ­a; ose të dorëzohej, ose të vriste veten, rrugë tjetër nuk kishte dhe mesa dukej ai do të zgjidhte këtë të fundit, të vetëvrasje­s...”

FUNDI

“...Pas një pauze të shkurtër, prej 2-3 minutash drejtuesi i operacioni­t i dha sinjalin diagaçit për të filluar nga veprimet me goditje të shkurtra (kolpo) dhe ai nisi goditjen e parë me shumë kujdes në vendin më të përshtatsh­ëm dhe më rezultativ, që dha një goditje të fortë dhe bëri zhvendosje­n e sendeve që ishin brenda në dhomë. Kjo frikësoi së tepërmi fëmijët, të cilët filluan të bërtasin, por ndërkohë oficerët që ishin ngjitur te dera e dhomës dhe drejtuesi i veprimeve ju folën që të mos trembeshin dhe të qëndronin larg murit ballor, anash dhomës. Kur diagaçi goditi, ose më mirë të themi shpoi murin për të tretën herë, për inerci të lëvizjes u rrëzua dollapi që Xhevdeti kishte vënë prapa derës, pra u hap dera njëherësh. Ju fol fëmijëve duke i dhënë edhe një shtytje me këmbë derës nga jashtë që të hapej mirë dhe të dilnin fëmijët, ndërsa Xhevdeti tashmë ishte futur nën bufenë e rrëzuar. Fëmijët filluan të dalin me shpejtësi jashtë nga dhoma dhe pikërisht në këtë kohë Xhevdeti qëllon në drejtim të derës, ku u plagos lehtë në krahun e majtë njëra nga vajzat që po dilnin jashtë nga dhoma. Diagaçit ju dha urdhër që të ndalonte lëvizjet. Në mur ishte hapur një vrimë e vogël që dallohej fare pak, por tani problemi ishte zgjidhur, pasi fëmijët kishin dalë që të gjithë jashtë. Pikërisht në këtë kohë, kur po dilnin fëmijët, dëgjohet krisma e dytë e revolverit të tij. Xhevdeti qëlloi përsëri, por kësaj here, duke mos pasur rrugëdalje, shtie kundër vetes, vret veten duke u goditur në lule të ballit...”

 ?? ??
 ?? ?? Xhevdet Mustafa
Xhevdet Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania