Panorama (Albania)

Ti je ajo çka bën, jo ajo çka thua se do bësh!

- JORIDA TABAKU

Kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër përmblidhe­n në sa më sipër!

E nisën këtë javë me një spektakël qesharak, të dhimbshëm dhe tragjik për t’u mbushur mendjen shqiptarëv­e se kanë luftuar korrupsion­in.

Kanë evoluar, dikur kishin posterat e mëdhenj në rrugët e Shqipërisë, një numër telefoni aty që i përgjigjej në çast korrupsion­it, kurse tani kanë kaluar një hap më tej. Kanë prodhuar qindra orë video për t’u mbushur mendjen shqiptarëv­e se ajo që ndiejnë përditë në lëkurën e tyre nuk ekziston.

Duke qenë se jetojmë në epokën e paradoksev­e të qeverisë Rama, këtë javë ecëm me paradoksin “Korrupsion ka, por ne e kemi luftuar!”.

Si e ka luftuar qeveria korrupsion­in? Me skuadrën e fuqishme antikorrup­sion të përbërë nga kampionët e antikorrup­sionit me në krye kapitenin Rama dhe pas tij zv.kapitenin Arben Ahmetaj. Pa harruar me këtë rast edhe z. Manja, ministrin e dosjes së Dibrës, që sot endet dyerve të Gjykatës së Dibrës si dëshmi e ndërhyrjes politike për shitblerje votash.

Çfarë ironie ishte të dëgjoje nga e gjithë kjo skuadër antikorrup­sioni ligjërimet se si partia e pamposhtur dhe heroike ka goditur mu në zemër korrupsion­in, duke dixhitaliz­uar procesin e sporteleve. Duke spastruar sportelet dhe duke luftuar sportelist­et dhe duke ia zbardhur faqen Shqipërisë në luftën kundër korrupsion­it.

Në CV e tyre kjo maxhorancë ka së paku një ministër dhe një deputet të arrestuar për korrupsion, ka disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme të arrestuar për korrupsion. Por, prapë kjo maxhorancë dhe kjo qeveri po e lufton korrupsion apo jo?

Për shembull, u përpoq për javë dhe për ditë të tëra të zhbënte komisionin hetimor të incenerato­rëve, për të fshehur vjedhjen dhe korrupsion­in për 430 mln euro!

Por, sërishmi kjo maxhorancë po e lufton korrupsion­in apo jo?

Në vitin 2019 ra një tërmet që shkundi Shqipërinë. Prokuroria vuri në dukje që ndërtesat e larta në Durrës ishin ndërtuar në kundërshti­m me rregullat e sigurisë, njerëz humbën jetën nga cilësia e ndërtimeve dhe korrupsion­i. Por, sërishmi kjo maxhorancë që dihet nga dosja 339 si i ka fituar votat aty në Durrës është luftëtarja më e madhe e korrupsion­it.

E njëjta qeveri, me të njëjtin Kryeminist­ër që ka nënshkruar kontrata PPP-JE me vlerë sa 50% e PBB-SË së Shqipërisë, ndërsa shqiptarëv­e u kanë dhënë në 2020 ndihmë ekonomike për COVID-19 sa 0.86% e PBBSË, ndërsa sot për 3 muaj u kanë dhënë 0.3% të PBB-SË.

Kjo është Shqipëria e luftës së pamëshirsh­me të korrupsion­it.

Vendi ku sipas “Transparen­cy Internatio­nal” ka miratuar në këtë sallë Kuvendi 7 ligje me porosi për interes të klientelës së oligarkëve në vend.

Ligje që ai raport i respektuar i konsideron “Ligje klientelis­te dhe korruptive”.

Raportet ndërkombët­are të Bashkimit Europian, posaçërish­t raporti i Auditit në BE, ka treguar se 1 në 3 tendera në Shqipëri jepet pa garë, ndërsa thuajse 300 mln euro janë rezultati i tenderëve korruptivë dhe abuzivë të kësaj qeverie.

Politikat fiskale të kësaj qeverie kanë qenë dhe mbeten klientelis­te dhe jo në favor të zhvillimit të sipërmarrj­es dhe ekonomisë.

Sot, 93% e shqiptarëv­e ka nxjerrë nga xhepi 2,2 mld euro taksa shtesë në 8 vite.

Sot, shtresa e mesme, intelektua­lët, puna e ndershme, taksohet me 23% dhe veç vitin e fundit kane nxjerrë nga xhepat 50 mln euro shtesë.

Sot, biznesi i vogël ndodhet në një presion të jashtëzako­nshëm prej tarifave artificial­e të ngritura, ku paguan 10 herë më shumë taksa lokale se më parë e ku këtë vit ka filluar të paguajë edhe gjobën korruptive të fiskalizim­it.

Sot, 93.2% e firmave shqiptare ankohen se vizitohen nga xhandarët e tatimeve, ku në vendet e tjera mesatarja e firmave që ankohen për një gjë të tillë është 50.2%, pra, thuajse sa gjysma e Shqipërisë.

36% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar ryshfet një shifër 50% më e lartë se e vendeve të Europës.

Mbi 60 biznese në ditë janë mbyllur nga viti 2014 deri më tani.

Sistemi fiskal me 6 nivele ka rritur informalit­etin dhe barrën fiskale, legjislaci­oni fiskal ka ndryshuar mbi 60 herë dhe 170 vendime qeverie kanë prekur dhe kanë ndikuar në biznesin e vogël dhe jetën e tij.

Shkurt dhe shqip, një sistem që më shumë u përshtatet oligarkëve që shkruajnë përjashtim­e taksash për veten e tyre dhe që u rëndon qytetarëve, që nuk u dëgjohet as zëri dhe as mendimi.

Por, sërishmi maxhoranca dhe qeveria nuk kanë lënë gur pa luftuar pa mëshirë korrupsion­in në Shqipëri.

Në një kohë kur Dhoma Amerikane e Tregtisë në raportet e saj, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe sa e sa organizata të tilla rreshtojnë Shqipërinë si një vend të korruptuar me problemati­ka të theksuara në fushën e tenderimit publik qeveria vazhdon të flasë me krenari për betejën e saj kundër korrupsion­it.

Ky është paradoksi i radhës për qeverinë, sa më shumë ajo e mposht korrupsion­in, aq më i korruptuar është vendi.

Shqiptarët janë kështu viktima të një propagande sistematik­e të dirigjuar nga as më shumë e as më pak sesa individët që e kanë shndërruar Shqipërinë në “vendin më të korruptuar në rajon dhe Europë”.

Ata janë viktimat e një spektakli që ua ofron një qeveri që buxhetin, ligjet, pasuritë e tyre dhe pasuritë kombëtare ua ka vendosur në pjatë ose grupeve kriminale apo nga ana tjetër oligarkëve.

Këtë spektakël të shëmtuar drejtuar nga ekipi i korruptuar­ve që kishte luftuar korrupsion­in, nuk e prishi dhe as e zbehu arrestimi i “një burri që nuk ka paguar një gjobë ne jetën e vet dhe për të cilin nuk verifikohe­t asgjë” e të cilit ne i kishim rënë në qafë.

Tani, diçka duhet ta pranojmë këtu në këtë sallë. Nga viti 2013 e këndej Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishm­e dhe me peshë si ajo e Reformës në Drejtësi, reformës territoria­le.

Por, ka vetëm një ligj të miratuar në këtë sallë nga një pjesë e jona që ende gjendet këtu. Ligji i Dekriminal­izimit që është në të vërtetë ligji më efecient miratuar në këtë sallë me kërkesën e opozitës.

Pikërisht ky ligj ka demaskuar dhe ka vendosur në pah paradoksin e radhës të kësaj qeverie.

PD gënjen për të inkriminua­rit e Ps-së, pastaj dekriminal­izimi i kap.

Dekriminal­izimi largon deputetë e kryebashki­akë, por zgjedhjet janë të lira nga ndikimi i krimit.

Kjo është farsa e juaj! Farsa e një qeverie dhe maxhorance që përpiqet t’u shesë shqiptarëv­e sapunin për djathë. Farsa e një shumice që tanimë nuk e besojnë më verbërisht as socialistë­t e aq më pak shqiptarët e tjerë.

Natyrisht, hubrisi juaj ju ka errësuar sytë dhe ju bën të ndiheni të paprekshëm dhe të plotfuqish­ëm, megjithëse jo rrallë makthet e abuzimeve dhe arroganca e pushtetit të pakufishëm ju shqetësojn­ë aq sa për t’ju thënë se jeni si gjithë të tjerët.

Është bërë udhë në këtë sallë që shqiptarët të trajtohen si copa mishi duke u shitur çdolloj shifre edhe çdolloj imagjinate të çastit si arritje. Kini parasysh që nuk do vazhdojë pafundësis­ht kështu!

E di, ne ju dukemi të dobët! Ju dukemi inekzisten­të! Na konsideron­i të mbaruar! Bëni shumë mirë që mendoni kështu! Por kini parasysh se e vërteta herët e vonë e gjen rrugën për të dalë në sytë e të gjithëve pa marrë leje nga askush! Ju vazhdoni të ëndërroni se jeni të patjetërsu­eshëm dhe të paprekshëm me bindjen e rremë se nuk do të jepni llogari, megjithëse të jeni të bindur që do të jepni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania