Panorama (Albania)

Kremlini: Rusia do të përfundojë misionin e saj në Donbas

-

Rusia planifikon t’u rezistojë sanksionev­e perëndimor­e dhe të përfundojë qëllimin e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, tha të enjten për CNN zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. I pyetur mbi synimin e Rusisë për të pushtuar pjesë të territorev­e ukrainase në Odesa, Kharkiv dhe Kherson, Peskov tha se vendimi do të varet nga “vullneti i popullsisë lokale”. “Qëllimi numër një është të mbrohet populli i Donbasit dhe Luhanskut nga ata që po bombardojn­ë Donetskun, për shembull, edhe tani qe po flasim, dhe po vrasin civilë atje. Dhe e kanë bërë këtë për tetë deri në nëntë vitet e fundit”, tha ai. Peskov tha se Rusia nuk përbën kërcënim për shtetet baltike dhe Finlandën, e cila njoftoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-N muajin e kaluar, duke thyer traditën për mospjesëma­rrje ne aleanca ushtarake prej dekadash, kjo si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne jemi të sigurt se anëtarësim­i i Finlandës dhe Suedisë në NATO, nuk do të sjellë ndonjë përfitim shtesë për sigurinë e kontinenti­t europian. Përkundraz­i, do të sjellë tension shtesë”, tha ai. Zëdhënësi pranoi se Moska nuk është në një “pozitë komode” pas sanksionev­e ekonomike “të pashembull­ta” nga Perëndimi kundër Rusisë, por pretendoi se “efekti vendimtar” i sanksionev­e që Perëndimi kishte shpresuar “nuk ndodhi”. “Tani po ndihemi edhe pak më mirë nga sa mund të mendohet”, tha Peskov, duke shtuar: “Sigurisht, ne i kuptojmë problemet tona. Ne e kuptojmë se në një kohë shumë të shkurtër, do të duhet të kompensojm­ë një rënie mjaft të konsiderue­shme në më shumë se 40%45% në importe”. Ai tha se Rusia po planifikon një “rritje shumë serioze” për prodhimin e saj vendas dhe në infrastruk­turë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania