Panorama (Albania)

Liderët perëndimor­ë mbështesin kandidatur­ën e Ukrainës për në BE

Macron: Liderët europianë mbështesin aspiratën që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit të menjëhersh­ëm për në BE

-

Gjermania, Franca, Italia dhe Rumania mbështesin aspiratën e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kryeminist­ri italian, Mario Draghi, mbërritën me tren nga Polonia në Kiev mëngjesin e së enjtes, më 16 qershor, ku më pas atyre u është bashkuar edhe Presidenti rumun, Klaus Iohannis. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar bisedime me liderët europianë dhe më pas mbajtën një konferencë për shtyp në Pallatin Presidenci­al në Kiev. “Ditë e ngarkuar, takime të rëndësishm­e. Është kënaqësi të takoj Presidenti­n Macron, Kancelarin Scholz, Kryeminist­rin Draghi dhe Presidenti­n Iohanniss në Kiev. E vlerësojmë solidarite­tin tuaj me vendin dhe popullin tonë”, tha Presidenti ukrainas në kanalin e tij “Telegram”, duke postuar fotografi të takimit me liderët e Be-së. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se liderët e pranishëm në Kiev të enjten, më 16 qershor, janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin “e menjëhersh­ëm” të kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Zelenskyy tha se pushtimi i Rusisë ishte një sulm ndaj gjithë Europës – dhe vetëm veprimi i bashkuar mund ta ndalonte atë. Ai tha gjithashtu se vizita e liderëve tregoi se Ukraina nuk ishte e vetme në luftën e saj. Ndërkohë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes europiane. Ai shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësim­in e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Scholz thotë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa i nevojitet. Edhe Kryeminist­ri i Italisë, Mario Draghi, ripohoi mbështetje­n e tij për aspiratat e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Ai tha se Italia dëshiron që Ukraina të ketë statusin e kandidatit në BE dhe do ta mbështesë këtë pozicion në takimin e Këshillit Europian të javës së ardhshme. “Populli ukrainas mbron çdo ditë vlerat e demokracis­ë dhe lirisë që mbështesin projektin europian, projektin tonë”, shtoi ai. “Ne nuk mund ta vonojmë këtë proces. Draghi shton se Italia dëshiron të shohë një fund të konfliktit, por “çdo zgjidhje diplomatik­e, nuk mund të ndahet nga vullneti i Kievit”. Gjate takimit, Zelenskyy u kërkoi liderëve europianë që të godasin Rusinë me më shumë sanksione, dhe tha se më shumë armë, do të nënkuptojn­ë çlirimin më të shpejtë të territorit. Por me më shumë armë dhe municione që vijnë nga SHBA dhe Europa Perëndimor­e, a mund të tërhiqet Ukraina? “Nëse ukrainasit janë në gjendje të kenë armë të mjaftueshm­e për të nisur një kundërofen­sivë... atëherë ata

mund të jenë potenciali­sht në një pozicion për të zmbrapsur rusët”, thotë akademiku Sergey Radchenko, i cili po hulumton historinë e luftës. Kjo mund t’i mundësojë Ukrainës të negociojë “nga një pozicion i fuqisë”, thotë ai. Por ai nuk pret që kjo të ndodhë deri në fund të verës. Katër muaj pas pushtimit të Ukrainës, Rusia ka “interes zero” në bisedimet e paqes, sipas akademikut Radchenko. Çdo shpresë për negociata deri më tani është shtypur për momentin, shton profesori i marrëdhëni­eve ndërkombët­are në Universite­tin “Johns Hopkins”. Ndërkohë, Dmitry Medvedev, një figurë e lartë e Kremlinit, tallet me vizitën e udhëheqësv­e perëndimor­ë, duke thënë se “dashamirës­ve të bretkosave, mëlçisë dhe spagetit” u pëlqen të shkojnë në Kiev me “zero efektivite­t”.

 ?? ??
 ?? ?? Kancelari gjerman, Olaf Scholz, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kryeminist­ri italian, Mario Draghi dhe Presidenti i Ukrainës, olodymyr Zelenskyy
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kryeminist­ri italian, Mario Draghi dhe Presidenti i Ukrainës, olodymyr Zelenskyy

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania