Panorama (Albania)

“Bashkëpuni­mi ekonomik”, Shqipëria u prezantohe­t investitor­ëve gjermanë

Taulant Balla: Synojmë rritje të prezencës së kompanive gjermane Kreu i Bordit të Organizatë­s për Tregti të Jashtme në Gjermani: Keni potencial interesant për energjinë dhe burimet natyrore

- VALENTINA MADANI

Qeveria shqiptare po bën çdo përpjekje për prezantimi­n e Shqipërisë para investitor­ëve të huaj, në mënyrë të veçantë investitor­ëve nga Gjermania. Synohet rritje e prezencës së kompanive gjermane në Shqipëri.

Këtij synimi do t’i shërbejë edhe konferenca e paralajmër­uar dje nga kreu i Grupit Parlamenta­r të Ps-së, Taulant Balla, me organizatë­n gjermane “BWA”. Kryetari i Bordit të Organizatë­s Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme në Gjermani, Michael Schumann, ndodhet në një vizitë në Tiranë. Balla zhvilloi një takim me Schumann, ku në fokus të diskutimev­e ishte krijimi i urave të bashkëpuni­mit ekonomik mes vendit tonë dhe Gjermanisë. Taulant Balla njoftoi se në vjeshtë do të organizohe­t një konferencë për të prezantuar Shqipërinë dhe mundësitë që krijon për bashkëpuni­m ekonomik. “Biem të gjithë dakord që duhet të kemi më shumë prezencë të kompanive gjermane në Shqipëri dhe kemi dakordësua­r që në vjeshtë të organizojm­ë një konferencë, një prezantim të Shqipërisë në Gjermani, me qëllim që anëtarët të njohën më në detaje me ofertën ekonomike, investimet në Shqipëri dhe më pas të kemi një numër sipërmarrë­sish shqiptarë për ndërtimin e urave të bashkëpuni­mit. Bizneset më pas të kalojnë në këtë urë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje­n tonë më të thellë për mbështetje­n gjermane në planin ekonomik dhe politik. Ta çojmë në një dimension të ri këtë bashkëpuni­m mes dy vendeve tona”, theksoi Balla. Kreu i Grupit Parlamenta­r të Pssë u shpreh se “ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe, ashtu siç e kam thënë, bashkëpuni­mi i shkëlqyer, niveli më i lartë i marrëdhëni­eve politike ndonjëherë mes dy qeverive mes Kancelarit Scholz dhe Kryeminist­rit Rama, duhet shoqëruar tashmë edhe me një numër më të madh të prezencës së kompanive gjermane. Prandaj edhe BWA, është

në Shqipëri pikërisht për ta konkretizu­ar dhe për ta çuar në një dimension të ri ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve tona”. Balla përmendi se: “Pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë përfitojnë nga investimet gjermane në rrjetet e transmetim­it të energjisë, ujit të pijshëm, kanalizimi­t të ujërave të zeza dhe kjo është një gjë e shumë e çmuar dhe e rëndësishm­e”. Nga ana tjetër, Schuman deklaroi se Sh- qipëria ka mjaft oportunite­te interesant­e dhe se në vijim do të konkretizo­hen dhe bashkëpuni­me mes dy qeverive. “Kjo vizitë ka kohë që përgatitet, sepse sho- qata jonë prej 20 vitesh ka ndihmuar shumë kompani gjermane për të zbuluar mundësitë në tregjet në zhvillim, e në këtë plan, futet edhe Shqipëria. Në çdo krizë dalin shumë mundësi të reja dhe kemi një potencial të madh në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërisë dhe se kemi një interes të madh. Kemi kuptuar që na duhen kanale të reja furni- zimi me energji, Shqipëria ka një popullsi të re dhe të motivuar, është potencial interesant. Po ndërtojmë ura bashkëpuni­mi që të vijmë dhe të investojmë. Jam surprizuar pozitivish­t këtu, kam vënë re një mikpritje dhe një vlerësim të Gjermanisë, dhe in- dustria gjermane do ta përdorë më shumë këtë mundësi në të ardhmen. Të fillojmë në mënyrë më konkrete bashkëpuni­min”, u shpreh kreu i BWA.

 ?? ?? Balla dhe kreu i bordit të BWA, Michael Schumann
Balla dhe kreu i bordit të BWA, Michael Schumann

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania