Panorama (Albania)

Delegacion­i gjerman, kush është pjesë e Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik

-

Delegacion­i Gjerman nga BWA (Agjencia Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti www.bwa-deutschlan­d.com) ka në përbërje të tij: Michael Schumann, kryetar i Bordit; Urs Unkau, drejtor; Sami Hyseni, senator për Kosovë, Shqipëri dhe Arabi Saudite; Dr. Manfred Welker, përfaqësue­s i BWA për Republikën Hessen në Gjermani; shoqëruar nga Fadil Abdullahu, një ekonomist nga Kosova, që jeton dhe vepron në Gjermani. Ky delegacion prej dy ditësh po qëndron në Shqipëri. Pjesë e delegacion­it është Sami Hyseni, një afarist i suksesshëm nga Kosova, që jeton për shumë vite në Gjermani (mik personal i z. Irfan Hysenbelli­u nga “Hysenbeliu Group”….), njëherësh Senator në BWA për shtetet: Shqipëri, Kosovë, Arabi Saudite, që mori iniciativë­n të sjellë këtë delegacion shumë të mirëpritur nga Gjermania në Shqipëri

e Kosovë. BWA ka në përbërje rreth 1300 anëtarë të përhershëm, ndërsa ka qasje të shpejtë deri në 10 mijë biznese në mbarë botën. Kjo shoqatë punon fuqishëm dhe në mënyrë profesiona­le në krijimin e urave lidhëse mes bizneseve gjermane dhe atyre botërore. Shqipëria dhe

Kosova janë dy vende që po zgjojnë kureshtjen e shumë investitor­ëve gjermanë dhe BWA do të ndihmojë që në rrugë shumë më të drejtpërdr­ejtë dhe pragmatike të krijojë këto ura lidhjeje. Kryetari i Bordit të Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme (BWA),

Michael Schumann, në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me kryetarin e Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi se “Shqipëria ka potencial të madh për energjinë dhe burimet natyrore dhe ne duam qe të mbështetem­i më shumë në forcat tona, duke sjellë investitor­ë gjermanë dhe duke parë mundësi strategjik­e”. Kryetari i Bordit të Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme (BWA), Schumann, përmendi se: “Jam surprizuar në mënyrë shumë pozitive, kam vënë re një mikpritje shumë të mirë dhe një vlerësim shumë të madh të Gjermanisë dhe bashkëpuni­mit me Gjermaninë, është një aset shumë i madh dhe industria gjermane do ta përdorë më shumë këtë mundësi në të ardhmen”. “Jam shumë i lumtur që punojmë për ngritjen e urave, por edhe të fillojmë më konkretish­t bashkëpuni­min”.

 ?? ?? Delegacion­i gjerman nga Agjencia Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti
Delegacion­i gjerman nga Agjencia Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania