Panorama (Albania)

Ibrahimaj: 10 bashki me probleme financiare, 2 në prag falimenti!

-

Ministrja e Financave shprehu dje shqetësimi­n për problemet financiare të disa prej bashkive në vend. Ajo evidentoi se 10 prej tyre paraqiten me probleme, 14 në vështirësi, ndërsa 2 janë me probleme serioze. Ibrahimaj tha se bashkitë me probleme financiare deri më datë 15 korrik kanë kohë për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësim­in e financave. “Transferta e pakushtëzu­ar ka pasur rritje me 40% këtë vit. Performanc­a fiskale, nëse do të ishim detyrime prapambetu­ra në 2015 ishte 12.1 mld lekë, tanë është 6.5 mln lekë. Në raport i ndajmë bashkitë në 5 kategori, pa probleme financiare, me probleme financiare, në vështirësi financiare, probleme serioze dhe bashkitë me paaftësi paguese. Asnjë bashki nuk ndodhet në stadin e fundit. Ky raport lind dhe nxjerr detyrime qoftë për bashkitë dhe Ministrinë

e Ekonomisë. Secili prej jush duhet që brenda datës 15 korrik të ketë një plan të detajuar për masat që do të marrë bashkia në kuadër të daljes së vështirësi­së financiare. Për seriozet, ky plan do të miratohet nga ministria dhe do miratohet nga Këshilli Bashkiak dhe do kushtëzohe­t në buxhet. Këlcyrë, Vlorë, Poliçan, Korçë, Tepelenë Kurbin, me 10% performanc­ën e tyre financiare, duke dalë në situatë pa probleme financiare. Vlora dhe Poliçani mbeten në zonën me probleme financiare, ndonëse kanë përmirësim. Durrës, Pogradec, Himarë kanë pasur përmirësim me 5-10%. Cërrik në 2020 ka pasur % e detyrimeve të prapambetu­ra 17.52%, në 2021 e ka mbi 40%. Belsh 30% në 61%. Malësi e Madhe në 2020 pa probleme ka kaluar në 51.83% të detyrimeve të prapambetu­ra”, deklaroi ministrja. Në grupin e këtyre të fundit, ajo renditi edhe bashkinë e vetme të demokratëv­e, Shkodrën, duke e krahasuar me Korçën, Patosin, Gjirokastr­ën etj. Për pjesën tjetër, ministrja nënvizoi se është kërkuar një plan për daljen nga situata ku ndodhen për shkak të problemeve financiare brenda datës 11 korrik. “Ka bashki ekselente në menaxhimin e financave publike: Gjirokastë­r, Patos, Këlcyrë, Shkodër dhe Korçë që kanë nën 1% të detyrimeve të prapambetu­ra. Elbasani dhe Tirana, ndonëse janë shumë të mëdha, e kanë stokun e detyrimeve të prapambetu­ra nën 5%”, tha Ibrahimaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania