Panorama (Albania)

Disa bashki në prag falimenti, Rama: Do t’i administro­jmë ne

“Taksa e pasurisë më e rëndësishm­ja në glob, shpërfille­t në Shqipëri” “Nuk tolerojmë më”, Kryeminist­ri kritika kryebashki­akëve: Do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë!

- VALENTINA MADANI KRYEMINI STRI

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi dje se qeveria do të marrë në administri­m të gjitha ato bashki, që po shkojnë drejt kolapsit financiar.

Asnjë bashki në vend nuk ka krijuar një burim të ardhurash të pavarura dhe që lidhet me tregun. Kjo ka sjellë një situatë dramatike financiare në 61 organet e qeverisjes vendore, teksa më keq nga të gjitha Vora dhe Kavaja janë drejt falimentim­it. Edi Rama ua bëri të qartë kryebashki­akëve se kush nuk ndryshon situatën, nuk do të tolerohet. Ai madje i paralajmër­oi se qeveria do t’ua marrë në administri­m Bashkinë që nuk arrin të ketë stabilitet financiar. Nga kryebashki­akët kërkoi disiplinë financiare, burime të reja të ardhurash dhe përgjegjsh­mëri më e lartë më raport me qytetarët sa u përket shërbimeve. “Do të marrim masa në rast të mospërmbus­hjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, duke i marrë bashkitë nën administri­m. Siç bëhet në Itali dhe Francë kur bashkitë shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Dhe nga ana tjetër, siç bëmë me pastrimin, nuk do të mund të kalojnë buxhete ne këshilla bashkiak dhe nuk do miratohen buxhete nga prefektët që nuk garantojnë stabilitet­in financiar të bashkive”, deklaroi Rama. Si abuzim me pushtetin, veçoi një nga angazhimet e ndërmarra përgjatë mandatit të tretë qeverisës, ujë të pijshëm pa ndërprerje. “Gangrenë që është uji, pse duhet të vazhdojmë të ballafaqoh­emi si qeveri me mangësi deri serioze në zona të caktuara, për ujë. Bashkitë në një pjesë të konsiderue­shme nuk bëjnë detyrën, por bashkëjeto­jnë me thellimin e borxheve, me abuzimin me këtë pasuri në emër të konfortit elektoral”, tha ai. Në mbledhjen e kryebashki­akëve, Rama erdhi me një zgjidhje. Një nga mundësitë që pushteti vendor të dalë nga kriza financiare

është që bashkitë të krijojnë firma të tyre ndërtimi për qëllime strehimi dhe jo vetëm. “Në nivel bashkiak, që nga Tirana që është më kryesoja dhe deri te bashkia e fundit, nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi, bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim, por njëkohësis­ht të fitojnë para edhe për buxhetin

e tyre. Më thoni një kompani bashkiake që ndërton në funksion të strehimit, një, nuk ka, por të gjitha ua delegon kompanive private, nuk ka arsye”, theksoi Rama. Kryeminist­ri kërkoi nga kryebashki­akët mbledhjen e taksës së pasurisë nga qytetarët. Kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me atë që ka deri në tri shtëpi. “Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishm­e bashkiake

në të gjithë globin. Në këtë cep të globit ku ne jemi, është taksa më e shpërfillu­r dhe pastaj nuk ka fonde për të gjitha gjërat që ju duhet të keni. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë dhe të tretë të një familje tjetër. Dhe jo vetëm kaq, por këto edhe nuk mblidhen pastaj. Duhet disiplinë financiare, burime të tjera të ardhurash dhe disiplinë më e lartë menaxhimi”, tha Rama.

 ?? ?? RAMA ME KRYETARET E BASHKIVE
RAMA ME KRYETARET E BASHKIVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania