Panorama (Albania)

Escobar: Ballkani duhet të jetë pjesë e Be-së!

I dërguari i posaçëm i SHBA: “Nëse ‘Ballkani i Hapur’ mbështet integrimin europian, do të ketë mbështetje­n amerikane”

- TIRANE

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha se SHBA i mbështesin nismat ekonomike, por me kusht që ato të jenë integruese dhe të përfshijnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në dytën e dytë te forumi i njohur si “Dialogu i Prespës” në Ohër u mblodhën zyrtarë amerikanë e evropianë dhe drejtues të qeverive të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që folën për sigurinë dhe të ardhmen e rajonit. I dërguari i posaçëm i SHBA-SË, Gabriel Escobar, foli për integrimet euro-atlantike si synime të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa tha se në vend të sfidave që janë të shumta do të përqendroh­ej te mundësitë e unitetit dhe

të vlerave të përbashkët­a, shkruan “Zëri i Amerikës”. Zoti Escobar tha se projekti i zgjerimit të Be-së ka një rëndësi të veçantë duke përfshirë ish-kundërshta­rët e paktit të Varshavës dhe të NATO-S, ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian ka eksportuar qëndrueshm­ëri dhe paqe. Ai nënvizoi mbështetje­n amerikane ndaj nismave evropiane apo rajonale

që synojnë integrimin ekonomik. “Ne e mbështesim Procesin e Berlinit, mbështesim Marrëveshj­en për tregun e përbashkët CEFTA, si dhe Ballkanin e Hapur përderisa ai përqendroh­et tek integrimi evropian dhe nëse mbetet i hapur për të gjitha shtetet”. Ai tha se 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor lidhet me tregun evropian dhe proceset ekonomike duhet të jenë në kuadër të sundimit të ligjit, tregjeve të hapura dhe transparen­te e gjithëpërf­shirëse. “Nëse ‘Ballkani i Hapur’ i plotëson këto kushte, do ta ketë mbështetje­n amerikane”, tha zoti Escobar. I dërguari britanik për Ballkanin, Stuart Peach, tha se ndikimi rus nuk është një gjë e re. “Mjetet mund të jenë të reja;

Zhurma e krijuar nga tragjedia e luftës së paligjshme në Ukrainë dhe për popullin e Ukrainës nuk kanë të ndalur. Dhe ne duhet të jemi shumë syçelë”, tha zoti Peach duke nënvizuar rrugën e nevojshme të integrimit të këtij rajoni në proceset euro-atlantike. Ai tha se Rusia ka militarizu­ar çështjet e energjisë dhe ekonomisë. Kryeminist­rja serbe, Ana Bërnabiç, në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”, tha se përkundraz­i, nuk bie ndesh me procesin e Berlinit, ndërkohë që partnerët, sipas saj, janë të lirë të zgjedhin cilat nisma janë më të mira për ata. Në tribunë ishte paraparë të fliste edhe Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, por ai nuk erdhi në Ohër për shkak të takimit me veteranët e ish-ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Republika e Kosovës po bën përpjekje të afrohet sa më pranë strukturav­e të NATO-S, duke nënvizuar se kjo rrugë nuk është e lehtë për shkak se katër vende anëtare të Aleancës nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, Presidentj­a Vjosa Osmani tha se: “Putini ka folur shumë për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor dhe qartazi ai dëshiron të sajojë tregime të rreme dhe krahasime të rreme. Por vetëm një krahasim mund të bëhet: atë që Putini po bën sot, Milloshevi­çi po bënte para disa dekadash në rajonin tonë duke kryer krimet më të këqija kundër njerëzimit dhe gjenocid”. Kryeminist­ri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se: “Vazhdojmë të punojmë për evropianiz­imin e sistemit të përgjithsh­ëm të shtetit; vlerat dhe demokracit­ë evropiane i zbatojmë brenda vendit. Jemi pjesë e familjes evropiane dhe i ndajmë vlerat e njëjta. Nuk ka alternativ­ë tjetër për Maqedoninë e Veriut përveç integrimit evropian”.

 ?? ?? Liderët e Ballkanit në Procesin e Berlinit
Liderët e Ballkanit në Procesin e Berlinit
 ?? ?? Gabriel Escobar, dje në Ohër
Gabriel Escobar, dje në Ohër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania