Panorama (Albania)

Meta: Jo “Ballkani i Hapur”, të zbatohet pa vonesë Procesi i Berlinit

Presidenti flet në Forumin IX Global në Azerbajxha­n mbi sigurinë “‘Ballkani i Hapur’ paraqitet si një alternativ­ë ndaj anëtarësim­it në BE, tjetërson rajonin si komunitet politik hibrid”

- KELMENT BAÇI

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria dhe vendet e rajonit duhet të fokusohen te zbatimi pa vonesë i Procesit të Berlinit si katalizato­ri i integrimit në BE dhe jo “Ballkani i Hapur”, si një qasje alternativ­e paralele dhe jo gjithëpërf­shirëse.

Gjatë fjalës së tij në Forumin IX Global në Azerbajxha­n mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor në Europë, kreu i shtetit u shpreh se Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri dhe mbështetet nga të 6 vendet dhe jo vetëm nga disa liderë. “Bashkimi Europian nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më i madh në arenën ndërkombët­are pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne e konsideroj­më mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizato­rin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të përqendroh­emi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit, të mos shpërqendr­ohemi dhe të mos ngatërrohe­mi nga qasjet alternativ­e paralele jo gjithëpërf­shirëse. Pse Procesin e Berlinit? Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, të bazuar në katër liri. Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativ­ën e Ballkanit të Hapur. Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij Be-në. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrument­e financiare për të mbështetur projektet e lidhjes. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblime­t financiare. Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativ­ë ndaj anëtarësim­it në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid”, tha Meta. Presidenti vuri theksin se “Procesi i Berlinit përmpresid­enti

ban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian. Çdo proces që ka Be-në brenda saj, përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton Be-në, përfaqëson

frikën politike të liderëve autokratik­ë për humbjen e pushtetit të tyre. Dëshiroj të përshëndes përkushtim­in e qartë të Kancelarit të ri të Gjermanisë së fundmi në rajonin tonë për përshpejti­min

e Procesit të Berlinit dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për normalizim­in e marrëdhëni­eve të tyre, por edhe për njohjen reciproke”, tha Meta.

 ?? ??
 ?? ?? Meta, gjatë fjalës në forumin e Baku
Meta, gjatë fjalës në forumin e Baku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania