Panorama (Albania)

Presidenti kërkon nga OBSH mbështetje

-

Ilir Meta i kërkoi drejtorit të Përgjithsh­ëm të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, Dr. Tedros Adhan- om Ghebreyesu­s, një vëmend- je të shtuar dhe mbështetje më të madhe nga OBSH për sistemin shëndetëso­r shqiptar, me synim mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Në kuadër të punimeve të Forumit IX Global të Bakusë, Meta zhvilloi një takim të veçantë me drej- torin e OBSH, Dr. Tedros Adh- anom Ghebreyesu, ku e vlerë- soi kontributi­n dhe udhëheqjen e vyer në luftën dhe parandalim­in e pandemisë Covid-19 në mbarë botën. Presidenti Meta e infor- moi Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesu­s për efektet e rënda të COVID-19 në Shqipëri, si dhe për hapat që po ndiqen për tejkalimin e pasojave dhe rikthimin në normalitet ndër- sa shtoi se përmirësim­i i shëndetit publik global është një urgjencë, për të paran- daluar çdo pandemi të mund- shme në të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania