Panorama (Albania)

Meta takohet me Presidenti­n Ilham Aliyev

-

Gjatë vizitës në Baku, Presi- denti Ilir Meta u takua me Presidenti­n i Azerbajxha­nit, Ilham Aliyev. Në këtë takim, Meta shprehu mirënjohje­n e thellë për mbështetje­n e dhënë nga Azerbajxha­ni, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellës­it TAP. “Presidenti Meta theksoi rëndësinë e jash- tëzakonshm­e që merr gazsjellës­i TAP për sigurinë energjetik­e të Europës, në kontekstin e zh- villimeve të fundit, si burim al- ternativ energjie. Në këtë kuadër, të dy Presidentë­t vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellës­i Adriatiko-jo- nian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Në bisedën e frytshme u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpuni­mit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimev­e midis dy vendeve”, thekson një njoftimin e Presidencë­s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania