Panorama (Albania)

Mediu: Ka ardhur koha për sistem proporcion­al kombëtar

-

Kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozoi sistem proporcion­al kombëtar me lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme. “Sistemi aktual është një vrastar i pluralizmi­t politik. Ka tentuar gjithmonë për të eliminuar pluralizmi­n, për t’iu hequr edhe mundësinë e organizimi­t dhe funksionim­it normal politik dhe të partive të mëdha. Ka ardhur koha që t’u referohemi sistemeve që janë më funksional­e, më produktive, më me pak konflikte, me zgjedhje që i kanë nxjerrë përfundime­t shpejt dhe kanë sjellë qeverisje më të stabilizua­r, që bazohet në radhë të parë te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sistemi proporcion­al kombëtar me lista të hapura i jep mundësinë çdo subjekti të konkurrojë bazuar në atë që ka dhe as në marrëveshj­e dhe asnjë shpërfillj­e të interesave politike të grupeve të caktuara”, u shpreh Mediu. Ndërkohë, deputeti demokrat Dashnor Sula e vuri theksin te ndryshimet kushtetues­e të 2008-ës, që, sipas tij, kishin synim të frenonin të inkriminua­rit në Parlament, por që në fakt bënë të kundërtën. “Jemi katandisur sot në këtë gjendje ku deputetët janë të emëruar, deputetë që kanë ardhur si të fortë.

Edhe në 25 prill të 2021, në Kuvend vjen grupi i të fortëve, grupi i biznesmenë­ve të dyshimtë që blejnë vota në zonat e tyre elektorale dhe të korruptuar­it e administra­tës që vjedhin në 4 vite dhe ato para i shfrytëzoj­në për të blerë mandatin. Këtu ka ngelur administra­te që voton sipas pushtetit dhe pjesa që blihet. Ka edhe nga opozita që blen votues në 25 prill, por ka shumë më shumë maxhoranca. Ishte 50 euro vota, shkoi 500 euro. Janë konstatime të organizata­ve të huaja, janë procedime penale që kanë filluar”, tha Sula.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania